2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kuvendi sërish në pauzë deri në orën 14:00

Më të lexuarat

E plotësuar- Kuvendi i Kosovës sërish ka shkuar në pauzë kësaj radhe deri në orën 14:00.

Seanca vazhdoi pas orës 12 pas një pauze që ndodhi shkak i situatës së tensionuar, gjatë daljes së  deputetëve të opozitës të cilët lëshuan seancën.

Në vazhdimin e kësaj seance në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e LVV dhe ata nga komunitetet. /Telegrafi/

Pas situatës së tensionuar në Kuvend ku pati përplasje të ashpër mes disa ministrave dhe deputetëve të opozitës, dhe shkuarjes në pauzë prej disa minutash, sërish ka nisur seanca plenare e Kuvendit.

Në këtë vazhdim të seancës po marrin pjesë vetëm deputetët e LVV-së dhe ata nga komunitetet, si dhe disa nga ministrat e Qeverisë Kurti.

Opozita, në këtë rast deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk po marrin pjesë.

Në këtë seancë pikë të rendit të ditës janë: debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, dhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit