1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kuvendi i Kosovës voton Rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë; ç’përmban ajo?

Më të lexuarat

Me 89 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Rezolutën që dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë.

Rezoluta përmban gjashtë pika, ku pika numër një thotë se “dënohet ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut, transmeton Telegrafi.

Pika numër dy e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.

Pika numër tre: Ndjen dhe shprehë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicë, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve.

Pika numër katër: Dënon fuqishëm çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

Pika numër pesë: Fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpallë ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Pika numër gjashtë: Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Ndryshe, Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë. Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e Ratko Mlladiq.null

Mlladiq, pas 15 vitesh fshehje, u arrestua në maj të 2011 gjersa u dënua javë me parë me burg të përjetshëm  për gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit