0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kuvendi i Bashkësisë Islame mbajti mbledhjen e rregullt

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 dhjetor 2023

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e tij të rregullt. Kjo mbledhje, njëkohësisht ishte e para pas konstituimit të Kuvendit në muajt paraprak.

Mbledhja filloi me lexim të Kuranit, për të vijuar më pas me hapjen e kësaj mbledhje, me c’rast kryetari i Kuvendit, dr. Ajni Sinani, u dëshiroi mirëseardhje, duke i kujtuar vetës dhe anëtarëve të tjerë për detyrat me të cilat janë ngarkuar.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, foli për gjendjen e përgjithshme të organizimit fetar në Kosovë.

Ai kërkoi të ruhet uniteti dhe të orientohet puna në ruajtjen dhe kultivimin e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit.

“Ajetet e Kuranit na obligojnë të punojnë siç na ka urdhëruar Zoti dhe Muhamedi a.s.. Uniteti është jetike duke pasur parasysh pozitën gjeostrategjike dhe gjeopolitike që ka vendi ynë, rrymat e shumta të cilat kalojnë në këtë nën qiell, por edhe rryma të cilat vinë në tokën e Kosovës që synojnë një plasaritje në mesin e myslimanëve, andaj ne jemi të thirrur ta ruajmë këtë unitet. Me përgjegjësinë me të madhe mund të themi se ne ja kemi arritur t’ia dalim, përkundër sfidave të mëdha.”

Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtua dhe u miratua projekt-buxheti i Kryesisë për vitin 2024, ndërsa u shqyrtuan edhe lëndë të tjera me iniciativë të anëtarëve të Kuvendit, bazuar në mandatin dhe kompetencat e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit