5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kuvajti zbulon sasi të mëdha të naftës dhe gazit

Më të lexuarat

Kompania kuvajtiane “Kuwait Petroleum” njoftoi se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua pranë ishullit Faylake në lindje të vendit

Kompania kuvajtiane “Kuwait Petroleum” njoftoi se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua pranë ishullit Faylake në lindje të vendit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua në një fushë pranë ishullit Feyleke.

Sipas vlerësimeve fillestare, rezervat e hidrokarbureve të zbuluara në një fushë prej 96 kilometrash katrorë janë afërsisht 2.1 miliardë fuçi naftë e lehtë dhe 5.1 trilionë kub gaz natyror.

Rezerva e zbuluar e naftës korrespondon me prodhimin 750-ditorë të Kuvajtit, i cili prodhon afërsisht 2.8 milionë fuçi naftë në ditë, sipas të dhënave të OPEC-ut.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit