-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kuvajti tërheq ambasadorin nga Irani

Më të lexuarat

Pas Bahreinit dhe Sudanit, edhe Kuvajti ka tërhequr ambasadorin nga Irani në mbështetje të veprimeve diplomatike të Arabisë Saudite kundër Teheranit

Autoritetet kuvajtiane dënuan sulmet mbi ambasadën saudite në Teheran si shkelje flagrante e normave ndërkombëtare.

Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet me Iranin të dielën pas sulmit mbi ambasadën saudite në Teheran, reagim që erdhi pas ekzekutimit të një kleriku shiit nga ana e autoriteteve saudite.

Menjëherë më pas aleatët e Arabisë, Bahreini dhe Sudani ndërmorën të njëjtin vendim, teksa Emiratet e Bashkuara kanë reduktuar ekipin diplomatik. Konflikti midis dy shteteve nisi pas ekzekutimit të 47 personave në Arabinë Saudite, mes të cilëve një klerik të lartë të myslimanizmit Shiit me akuzën e terrorizmit.

Ngjarjet mes dy vendeve kanë rritur frikën e përhapjes së konflikteve sektare në rajon dhe për këtë arsye diplomacia ndërkombëtare ka nisur përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një deklarate për me diat bënë thirrje që palët të tregohet të matura në veprimet e tyre. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se një konflikt i ri në Lindjen e Mesme nuk i shërben vendosjes së paqes në këtë rajon problematik. Edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë komunikuar se po e vëzhgojnë me kujdes çdo zhvillim në tensionin diplomatik midis Iranit dhe Arabisë Saudite.
Situata do të monitorohet vazhdimisht nga Shefja e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini.
Ndërkohë, Turqia e ka cilësuar si të papranueshëm dënimin me vdekje të klerikut të lartë të myslimanizmit Shi’it, duke thënë se Ankaraja nuk mund t’i mbështesë veprime të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit