-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kuvajti ndalon “Barbie”-n: Antimoral!

Më të lexuarat

Axhenda LGBT, tashmë në “artin e shtatë”

Kuvajti ka ndaluar shfaqjen e filmit me famë botërore “Barbie” në kinema për shkak të “fyerjes së moralit publik”, njoftuan sot, 10 gusht, autoritetet kuvajtiane.

Disa filma të suksesshëm amerikanë janë pritur keq në Lindjen e Mesme muajt e fundit për shkak të portretizimit prej tyre të homoseksualëve dhe transgjinorëve.

“Ndalohet shfaqja e filmave “Barbie” dhe “Talk To Me””, tha kryetari i bordit të censurës së kinemasë, Lafi Subaiei, raporton agjencia Kuna.

Ai shpjegoi se autoritetet mund të ndalojnë çdo gjë që cenon moralin publik, rendin publik dhe traditat duke futur ide apo shije të huaja në shoqëri.

Para marrjes së vendimit, autoritetet kërkuan fshirjen e disa skenave të turpshme që nxisin sjellje të papranueshme, tha ai, pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

Ministri i Kulturës i Libanit tha dje, më 9 gusht, se kishte kërkuar ndalimin e “Barbie”, duke thënë se promovon homoseksualitetin, në kontekstin e rritjes së retorikës anti-LGBT+ në një nga vendet më liberale të Lindjes së Mesme.

Distributori kryesor i Kuvajtit njoftoi të hënën (7 gusht) se autoritetet kanë ndaluar filmin horror australian “Talk To Me”, në të cilin luan aktorin transgjinor jo-binar Zoe Terakes, por nuk përmend në mënyrë eksplicite lëvizjen për të drejtat e LGBT+.

Ky zhvillim tregon se axhenda LGBT po tenton të avancojë me kinemanë, propaganduesin e fuqishëm që përcjell ide e mesazhe me :artin e shtatë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit