3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kuvajti: Kriza e Gjirit mund të zgjidhen brenda Ramazanit

Më të lexuarat

Emiri i Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmad al-Xhabir al-Sabah deklaroi se shpresonte që “mosmarrëveshjet jo të këndshme” midis shteteve të Gjirit të zgjidheshin brenda muajit të Ramazanit.

Emiri Sabah në fjalimin e tij drejtuar popullit përmes televizionit shtetëror të Kuvajtit tha:

“Në këtë muaj të virtytshëm dhe në këto net të bekuara, ne shpresojmë që problemet mes vendeve të Gjirit do të tejkalohen dhe se konfliktet trishtuese do të zgjidhen përmes dialogut”.

Duke iu referuar lidhjeve historike midis vendeve të Gjirit, lidhjeve të sinqerta familjare dhe interesave të përbashkëta, Sabah vuri në dukje se në këtë kontekst ata do të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të realizuar shpresat dhe pritshmëritë e popullit dhe për të mbrojtur besnikërinë e tyre.

Sabah gjithashtu vuri në dukje se i vetëdijshëm për kërcënimin e terrorizmit Kuvajti është në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin në të gjitha format e tij dhe punon për të tharë burimet që ushqejnë terrorizmin.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni, Egjipti dhe Jemeni njoftuan më 5 qershor se kishin ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin.

Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni, kishin mbyllur gjithashtu edhe hapësirën e tyre ajrore për Katarin dhe u kishin kërkuar diplomatëve kataras të largoheshin nga vendet e tyre brenda 48 orëve.

Përveç kësaj Arabia Saudite mbylli edhe kufirin e vetëm tokësor të Katarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit