1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kuvajti i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në punësim dhe mirëqenie sociale

Më të lexuarat

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit, me ftesë të homologes së tij.

Ai sot takoi ministren e Çështjeve Sociale dhe të Punës, njëherit ministre për Çështje Ekonomike, Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh.

I pari i MPMS-së e falënderoi homologen e tij për pritjen si dhe për përkrahjen që Kuvajti po i jep Kosovës.

Gjithashtu, e njoftoi rreth gjendjes socioekonomike në Kosovë dhe përpjekjeve që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në uljen e papunësisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e saj.

Në kuadër të kësaj, Reçica theksoi përkushtimin e tij dhe të dikasterit që drejton në arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal në shtete të BE-së dhe më gjerë dhe në këtë rast, edhe me shtetin e Kuvajtit, ku shtoi se Kosova ka kuadro të përgatitura dhe të certifikuara, të gatshme për tregun e punës jashtë vendit.

Ministrja Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh tha se Kuvajti ka nevojë për fuqi punëtore në disa profile dhe shprehi gatishmërinë e plotë që një marrëveshje e tillë të arrihet sa më parë për punësim të qytetarëve të Kosovës, në shtetin e Kuvajtit.

Temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi për ngritjen e mirëqenies së disa kategorive në Kosovë si, personave të moshuar, fëmijëve, si dhe grupeve të cenueshme, ku ministri kërkoi ndihmën e Qeverisë së Kuvajtit për ndërtimin e disa qendrave, për persona të moshuar, për banim social si dhe për fëmijë pa përkujdesje familjare.

Ministrja Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kuvajtit për ta ndihmuar Kosovën në këto çështje dhe u dakorduan bashkërisht që këto projekte të konkretizohen sa më parë.

Në fund, ministri Reçica e ftoi homologen e tij për një vizitë në Kosovë dhe shprehi gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin e Kuvajtit në fusha relevante.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit