1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kuvajt – Fillojnë punimet e samitit III Afrikano-Arab

Më të lexuarat

Në këtë samit, punimet e të cilit filluan sot dhe do të vijojnë për dy ditë, krahas zhvillimit bujqësor dhe investimeve energjetike, do të merret në shqyrtim gjithashtu fuqizimi i marrëdhënieve në sektorin privat.

Do të kërkohet themelimi i qendrës financuese të përbashkët Afrikano-Arabe për financimin e programeve dhe projekteve, madje në lidhje me këtë do t’i propozohet Komitetit të Koordinimit Afrikano-Arab për të bashkëpunuar me Sekretarinë e Përgjithshme të Ligës Arabe dhe Unionin Afrikan.

Samiti Afrikano-Arab u mblodh për herë të parë me pjesëmarrjen e 60 vendeve në Kajro, në muajin mars të vitit 1977; ndërsa për herë të dytë në 2010-n, në Sirte të Libisë, me 66 shtete pjesëmarrëse. Në Samitin e 3-të Afrikano-Arab, që filloi punimet në Kuvajt, është paralajmëruar pjesëmarrja e 65 shteteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit