3.8 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Kushtet që përmbante një kontratë pune për mësuese në vitin 1923, na bëjnë të kuptojmë peshën e arsimit dhe shkaqet e suksesit të SHBA-së

Më të lexuarat

Se çfarë kritere të larta kishte për të qenë mësuese në SHBA, na bëjnë të kuptojmë peshën e arsimit dhe shkaqet e suksesit të Shteteve të Bashkuara. Ja një kontratë për mësuese nga viti 1923, këtu dëshmohen edhe kushtet e punës, shkruajnë mediat e huaja.

Zonja pajtohet që të:

1. Mos martohet. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja martohet.

2. Mos shoqërohet me meshkuj.


3. Qëndrojë në shtëpi ndërmjet orës 20:00 – 06:00 në mëngjes.

4. Mos hyjë në ëmbëltore të qendrës së qytetit.

5. Mos ta lëshojë vendin pa ndonjë arsye dhe pa lejen e presidentit të Këshillit të Delegatëve.

6. Mos tymosë cigare. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja ndez cigare.

7. Mos pijë birrë, verë ose uiski. Kjo kontratë anulohet automatikisht nëse mësuesja gjendet duke pirë birrë, verë ose uiski.

8. Mos udhëtojë në veturë ose automobil me asnjë mashkull, përveç nëse ai është i vëllai ose babai i saj.

9. Mos të veshë rroba me ngjyra që shkëlqejnë.

10. Mos t’i ngjyrosë flokët.

11. T’i përdorë të paktën dy gjëra femërore.

12. Të mos përdorë veshje që janë më shumë se pesë centimetra më lartë se gjunjët.

13. Ta mbajë klasën e pastër:

a)      Ta pastrojë dyshemenë së paku njëherë në ditë.

b)      Ta pastrojë dyshemenë me ujë të nxehtë së paku njëherë në javë.

c)      Ta pastrojë dërrasën e zezë së paku njëherë në ditë.

d)     Ta ndezë zjarrin në orën 07:00 në mëngjes, në mënyrë që të jetë e nxehtë kur fëmijët të mbërrijnë në orën 08:00.

14. Të mos përdorë krem të fytyrës dhe as makijazh për buzë. /KultPlus.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit