1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush vijnë të parët: klientët apo punonjësit?

Më të lexuarat

Kush janë më të rëndësishëm, klientët apo punonjësit? Përgjigja e një pyetje të tillë është e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Teorikisht, të parët janë klientët. Pse? Sepse nëse supozojmë që një biznes ka 0 klientë, nuk mund të funksionojë kurrë. Nuk do të nxjerrë kurrë të ardhura dhe do të dalë përjetësisht me humbje. Nga ana tjetër, një biznes me 0 punonjës, pra sipërmarrësi i vetëm, mund t’ja dalë të ketë shumë klientë dhe të ketë një biznes fitimprurës. Kjo është teoria.

Praktikisht, më të rëndësishëm janë punonjësit. Sepse pavarësisht nga ajo më lart, gjasat janë që biznesi të mos funksionojë vetëm me pronarin, por ka nevojë për shumë të punësuar. E në momentin që ke punonjës, nëse atyre nuk u jep prioritet, as ata nuk do t’i japin rëndësi punës dhe do të shkatërrojnë marrëdhënien e kompanisë me klientët. Mënyra se si trajtohen punonjësit, është mënyra si ata do të trajtojnë klientët.

Por në përditshmëri, në menaxhim dhe në marketing, përsëri klientët janë të parët. Gjithçka duhet të nisë nga ta, që nga mënyra çfarë produkti kompania do të ofrojë, çmimet, mënyra e promovimit, etj. Pa kuptuar klientët, suksesi vështirësohet shumë dhe për këtë arsye vijnë të parët në shumicën e proceseve menaxhuese. Por, punonjësit janë përsëri të parët, sepse të gjithë këto punët menaxhuese dhe marketuese që do të bëhen për klientët, duhet të kryhen nga punonjësit. Janë ata që kanë për detyrë të kuptojnë klientët dhe të zhvillojnë strategjitë për rritjen e kompanisë. Mund të them që është e kot të bëhet pyetja se cilët vijnë të parët në një kompani: klientët apo punonjësit, sepse në fakt punonjësit janë kompania.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit