1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush po e kërcënon prokurorin e Hagës?

Më të lexuarat

Në pritje të një urdhëarresti për Netanyahun….

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) i është përgjigjur me vendosmëri atyre që i konsideron si kërcënime dhe përpjekje për frikësim me të cilat përballet, por nuk ka dhënë detaje, raporton agjencia DPA.

Zyra e Prokurorit të ICC në Hagë, Holandë, tha në platformën sociale X se gjykata “insiston që të gjitha përpjekjet për të penguar, frikësuar ose influencuar në mënyrë të pahijshme mbi zyrtarët e saj duhet të pushojnë menjëherë”.

Kjo gjykatë dhe kryeprokurori i saj Karim Khan kanë qenë ditët e fundit shënjestër e kritikave të ashpra, veçanërisht nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo u nxit nga pretendimet për lëshimin e mundshëm të urdhër-arresteve për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë për krime të dyshuara lufte në Rripin e Gazës. Netanyahu e quajti këtë një “krim të paprecedentë të urrejtjes antisemitike”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ndjek penalisht individët për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Izraeli nuk e njeh juridiksionin e gjykatës, por Autoriteti Palestinez është anëtar i Statutit të Romës të ICC-së dhe prokurori është i autorizuar të hetojë luftën në Gaza. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit