7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kush nuk e njeh Kosovën ‘fiton’ ambasadën e Serbisë

Më të lexuarat

“Veçernje Novosti” shkruan për strategjinë e politikës së jashtme të Serbisë në raport me shtetet që nuk e njohin ose kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Rrjeti diplomatik dhe konsullor i Serbisë pritet të zgjerohet për shtatë përfaqësime të reja në Karaibe, Amerikën e Jugut dhe në Lindjen e Largët.

Sipas të përditshmes serbe “Veçernje Novosti”, Serbia do të hapë përfaqësime të reja në Trinidad e Tobago, Suriname, Venezuelë, Vietnam, Papua Guinea e Re, Armenia dhe Palestina, transmeton lajminet.

“Novosti” shton se “në përzgjedhjen e destinacioneve të reja të përfaqësimeve diplomatike më së tepërmi është marrë në konsideratë realizimi i objektivave kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”, andaj bëhet fjalë për shtet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ose e kanë tërhequr njohjen e saj.

Serbia aktualisht ka 69 ambasada, shtatë misione dhe 24 konsulata.

“Novosti” shton se në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë vit janë siguruar 100 milionë dinarë për krijimin e qendrës kulturore serbe në Londër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit