9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kush na përmbyti?

Më të lexuarat

Nga Artan FUGA

Kujtoni ju se përmbytjet ndodhën nga shirat që ranë!!!

Posi ore posi!

Kujtoni se përmbytjet ndodhën sepse ndokush nuk kishte kompetenca veritkale për të administruar grykat e lumenjve!

Posi ore posi!

Kujtoni se nuk punoi hidrovori, zhavori, a ku e di unë !!!

Posi ore posi!

Përmbytjet ndodhin sepse territori shqiptar është boshatisur demografikisht.

Prandaj përmbytet herë nga shirat, herë nga lumenjtë, herë nga kanabisi!

Një territor i boshatisur nga fuqia e punës, nga banorët, nga aktiviteti ekonomik, është mall pa Zot, rrënohet, kanalizimet bllokohen, tokat nuk drenohen, rrënjët shkulen,askush nuk kujdeset më.

Ska qeveri që ja del Zot veç popullsisë së organizuar.

Por, kur territori boshatiset se mileti përplas derën dhe ikën nga sytë këmbët në dhera të huaj, sigurisht vendi do të përmbytet.

Kur dhjetra kulla ndërtohen në Tiranë, ato sigurisht do të çpopullojnë territorin.

Pra, përmbytje, kanabis, korrupsion, vjedhje tokash buzë detit nga pushtetarë maskarenj.

Ja pra, çpopullimi dhe përmbytjet janë të lidhura ngushtë me njera tjetrën.

Ja përse duhen analiza demografike, urbane, sociologjike.

Këta kujtojnë jo zhavori, jo hidrovori!!!

Por, politika nuk i gjen dot shkaqet. Ato i gjen shkenca.

Por, shkencës politika në këto dekada i ka dhënë dërmën.

Universitetet për ibret!
Akademia në ditë të hallit.
Shkenca sociale??? Hahahaha! Më kollaj gjen punë sot po të përfundosh studimet si hoxhe, dervish, a prift, sesa si filozof, sociolog, politolog, psikolog, e ku e di unë tjetër.

Kujtoni ju se midis kullave si kunja dhe përmbytjeve nuk ka lidhje?
I përmbysim nga Tirana, pastaj i ndihmon Tirana me batanije leshi për t’u mbuluar gjatë përmbytjeve.

Ne na kanë mbledhur të gjithë buzë Lanës ore miq!
Si minjtë!
Miq minj.
Minj miq.

Ku je shqiptar me kokën te retë, kryelartë si shqiponja ku je?
Me këmbët në ujë.
Kuvendon me malet!
Kujdes kur ecën nëpër gropa.
Me lisat e gjatë.
Catia fut ujë.
Me gërxhet.
Gërnetë e çarë.
Hahesh me shqiponja që futurojnë lart!
Bretkocat nga pellgjet thërrasin.

Territori përmbytet sepse njeriu e braktisi, nuk jeton atje.
Vjen buzë Lanës së pisët plot shurrë!
Emigrion në Siri a Srilanka!

Nga sytë këmbët për të shpëtuar!

Si rrënohet një shtëpi e pabanuar.

Pse ikën njeriu nga territori?

Sepse nuk e lidh gjë me të, sepse ndjehet i braktisur, i harruar, i fyer atje.

Përmbytja e territorit ndodh nga përmbytja e vlerave në shpirt!

Këta thonë zhavori, hidrovori, eskavatori.

Hakmerru natyrë ndaj njeriut hakmerru!

Derisa t’u vijnë mendtë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit