2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kush janë me të vjetër,
“Palestinezet” apo “Izraelitet” ?

Më të lexuarat

Palestina është një vend mijëra vjeçar, sipas zbulimeve arkeologjike qyteti أريحا (Jericho) i Palestinës është qyteti më i vjetër në botë i ndërtuar 8000 vite para lindjes së Isait (a.s).

Të parët që jetuan aty ishin disa fise arabe që emigruan nga Gadishulli Arabik dhe u vendosen në tokat Palestineze. Këto fise ishin:

  1. El-Ken’an-ijjun (prej të cilëve Palestina në at6e kohë mori edhe emrin duke u quajt “Toka e Ken’an-ëve)
  2. El-Jebuus-ijun
  3. El-Amuri-jijn
  4. El-Fijnijki-juun

Rreth viteve 3000 para lindjes së Isait (a.s),
Ibrahimi (a.s) ishte i dërguar nga Allahu në qytetin e Babilonisë n6e Persinë e hershme.
Ibrahimi (a.s), refuzoi adhurimin e statujave prandaj dhe populli i tij e nxorri nga Babilionia dhe ai shkoi drejt Tokës së Ken’an-ëve.

Ibrahimi (a.s), kishte dy gra: Haxheren dhe Sarën.
Haxherja lindi një djalë me emrin “Ismail”.
Ndërsa Sara lindi nje6 djalë me emrin “Is’hak”.

Allahu e urdhëroi Ibrahimin që ta dërgonte Haxheren bashke me Ismailin në një vend në shkretëtirë ku më vonë aty do ndërtohej Shtëpia e shenjtë (Qabja).
(Muhamedi a.s ishte nga pasardhësit e Ismailit a.s).

Is’haku (biri i Ibrahimit nga Sara) pati një djalë i cili quhej “Jakub”.
Jakubi (a.s), ndryshe njihej edhe me emrin “Israijl”.

Jakubi (a.s), kishte dymbëdhjetë djem, ndër ta edhe Jusufin (a.s), të cilin vëllezërit e tij deshën që ta vrisnin por ai shpëtoi, e për pak vite arriti të bëhej ministër në Egjipt.
Kjo e bëri Jakubin që të zhvendosej me familjen e tij nga Toka e Ken’an-ëve për në Egjipt te djali i tij Jusufi.

Kështu bijtë e Jakubit (Israijlit) nuk arritën që të jetonin më shumë se pesëdhjetë vite në “Tokën e Ken’an-ëve” (Palestinë).
Çka do të thotë se në atë vend ata nuk ishin autoktonë.

Izraelitet (bijtë e Jakubit a.s), për herë të parë erdhën nga Egjipti dhe u vendosën në një pjesë të tokës së Palestinës në vitet 1250 para lindjes se Isait (a.s).

E kjo do të thotë se izraelitët u vendosën në Palestinë 6750 vite (67 shekuj), pas banorëve autoktone të atij vendi.

Nga Hamza Bardhoshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit