I pari që deshifroi hieroglifet ishte shkencëtari musliman “Ebu Bekr Ahmed Ibn Uahshijeh en-Nabati”, i cili vdiq në vitin 930. Ai ishte Kimist, astronom dhe njohës i mirë i gjuhës. Ai jetoi gjatë periudhës Abasite.
Ndër librat që shkroi ishte dhe Libri “Sheuku el-Musteham fi Ma’rifeti rumuz el-Kalam” në të cilin janë deshifruar 89 gjuhë. Ibn Uashhija zbuloi se simbolet hieroglifike janë simbole fonetike dhe këtë e ka shprehur në shekullin e tretë hixhrij. Ai analizoi shumë nga simbolet e tyre përpara zbulimit të Champollion. Në të vërtetë, një përkthim në anglisht i dorëshkrimit të “Sheuk el-Mustaham” u bë nga orientalisti austriak Joseph Hammer. Ai u botua në Londër në 1806, përpara se Champollion të deshifronte gjuhën hieroglife në 1822 gjatë fushatës franceze kundër Egjiptit. Shumë orientalistë e akuzuan Champollionin se kishte lexuar përkthimin e Hammerit të librit të Ibn Vahshija.