-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kush ishte dijetar Ali Hasen Abdulhamid el-Etheri që ndërroi jetë para disa ditës

Më të lexuarat

Ali Hasen Abdulhamid el-Etheri, u lind më 29- Xhumadeth-Thani – 1380 hixhri ose 18-12-1960 në qytetin Zerka të Jordanisë.
Takimin e parë me shejh Albanin e kishte në vitin 1978 në Aman të Jordanisë, vitin në të cilin shejh Albani kishte ardhë në Jordan, dhe filloi të merr mësime prej tij. Në vitin 1981 studio me shejh Albanin librin “El-Baithul-Hathith” në shkencat e hadithit, nga edhe iu bë e dashur angazhimi dhe marrja me studimet e hadithit.
Kishte ixhazet (diploma klasike për lexim të librave të caktuara nga hoxhallarë, të cilët në të njejtën formë kishin marrë dijene librave për të cilat japin ixhazet) të marrë nga hoxha i madh Bediud-Din es-Sindij dhe hoxha i madh Muhamed es-Salik esh-Shinkitij, Allahu i mëshiroftë të gjithë!
Disa vite me rradhë kishte punuar edhe me shejh Shuajb El-Arnautin në recenzimin e disa librave pranë shtëpisë botuese “Muesesetur-Risale” në Aman të Jordanisë.
Qëndrimi afër tij dhe puna me te i kishte ndihmuar të përthith dije nga ky hoxhë i madh shqiptar dhe ta përsos procedurën e recenzimit të një libër të vjetër dhe përpunimin akademik të tij.

Lavdet e hoxhallarëve për te
Shumë dijetarë të medhenjë e kanë lavdëruar shejh Alin dhe e kanë përmendur për të mirë, në vijim do i sjellim disa prej këtyre fjalive.
Në një prej librave të tija shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e lavdëron duke thënë:
“Ndoshta me këtë temë merret ndonjë nxënës dije i fuqishëm, siç është vëllai ynë Ali Haseni”.
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, i bën një hyrje të librit “Ky është selefizmi, besim dhe metodë”, dhe kjo vetvetiu tregon për respektin që kishte shejh Ibën Bazi për hoxhën Ali Hasenin.
Shejh Bekër Ebu Zejdi e ka përmendur në librin e tij “Tahrifun-Nusus” dhe ka kërkuar që shejh Alia të shpërngulet për të jetuar në Mbretërinë e Arabisë Saudite që ti jepet punës akademike, kërkesë të cilën shejh Ali Haseni e refuzon, sepse nuk dëshiron të largohet nga shejh Albani.
Shejh Muhadith Abdul-Muhsin el-Abad i lavdëron nxënësit e shejh Albanit dhe i nxitë nxënësit e dijes të marrin dije prej tyre.

Aktivitetet e tija

Ishtë njëri prej themeluesve të revistës “el-Asala” si dhe të qendrës për hulumtime metodologjike “Albani” me qendër në Jordan. Kolumnist i rregullt në gazetën El-Muslimun, e cila botohej në Londër, në këndin “Suneti”.
Pjesmarrës në shumë konferenca dhe simpoziume shkencore anëembanë botës.

Veprat e tija

Ka publikuar mbi 150 tituj nga lëmi të ndryshme të diturive fetare prej të cilave me rëndësi janë verifikimet e shumta të disa librave të traditës.
Mes tyre janë edhe këto tituj:
1- Ilmu Usulil-Bideai (Shkenca e Bazave të Bidateve).
2- Studime shkencore mbi Sahihun e Imam Muslimit (دراسات علمية في صحيح مسلم).
3- Këndvështrime realiste mbi metodat e thirrjes (رؤية واقعية في المناهج الدعوية).
4- En-Nuket ala Nuz’hetin-Nedher
5- Dispozitat e dimrit në Sunetin e pastër (أحكام الشتاء في السنة المطهرة).
6- Dispozitat e dy bajrameve në Sunetin e pastër (أحكام العيدين في السنة المطهرة).
7- Et-Talikat Etherije ala el-Mendhumetul-Bajkunije.
8- Thirrja për te Allahu mes grupimeve partiake dhe bashkëpunimit fetar (الدعوة إلى الله بين التجمع الحزبي والتعاون الشرعي).
Sa i përket recenzimeve dhe redaktimeve të librave nga klasika, ato janë edhe më shumë, por edhe në këtë drejtim do i përmendim vetëm disa prej tyre:
9- Miftahu Darus-Seadeti, Imam Ibën Kajimi
10- Et-Talikat Er-Redije ala Er-Reudetun-Nedije, të shejh Albanit.
11- El-Baithul-Hathith, të Ibën Kethirit
12- El-Hitatu fi dhikri es-Sihahus-Siteti, të Siddik Hasen Hanit
13- Ed-Dau ved-Devau të Imam Ibën Kajimit.
14- El-Mutevarij ala ebvabul-Buharij, të Ibën Munirit.

Librat e tija në gjuhën shqipe

Librat e hoxhës janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, madje edhe në gjuhën shqipe, nga disa shëtpi botuese.
Nga shtëpia botuese NuN i janë përkthyer dhe botuar: “Islami për të rinjë”, “Xheneti-rruga për në te” dhe “Personaliteti islamik (40 hadithe mbi personalitetin islamik)”, libri të cilin e keni para duarve tuaja.
Kurse na shtëpi botuese tjera janë përkthyer dhe botuar:
“Dispozitat e dy bajrameve në traditën profetike”, “Agjërimi i Muhammedit ﷺ në Ramazan”, “Dispozita e mjekrës dhe duhanit”, etj.

Njohja jonë me te

Takimet tona të para me shejh Ali Hasenin i kishim kur shkuam në Jordani për të mësuar nga shejh Albani, në vitin 1992. Takoheshim me shejh Alin nështëpinë e shejh Albanit, apo në takimet që organizoheshin në shtëpi të muslimanëve atje, në xhaminë e shejh Muhamed Ibrahim Shekras, Xhamia Salahudin, ku shejh Albani e falte rregullisht namazin e xhumasë, në shtëpinë dhe bibliotekën personale të shejh Alisë ku kam marrë pjesë në mësimet që i mbante aty në sqarimin e librit “En-Nubedhu fi usulil-Fikh”, të imam Ibën Hazmit dhe librin “El-Mukidhe” të Imam Dhehebiut, Allahu i mëshiroftë krejt këta dijetarë.
Prej mirësive të tija ishte edhe vizita që ja bëri Kosovës dhe ndeja me xhematin dhe nxënësit e dijes dhe kontributi i tij i madh për të këshilluar dhe udhëzuar hoxhallarët shqiptarë që të ruajnë unitetin mes tyre dhe të largojnë ndikimin e zilisë dhe keqkuptimeve nga veprimi i tyre në fushën e davetit dhe mos nxitimi në gjykim të tjerëve me epitete dhe nofka, vepra të cilat e përllomin dëlirësinë e raporteve mes hoxhallarëve dhe xhematit, gjendje e cila shndërrohet në pengesë në fushën e thirrjes islame. Allahu e shpërbleftë shejh Ali Hasenin për këtë kontribut i cili ishte shumë i rëndësishëm për të tejkaluar me lehtësi periudhën e adoloshencës në fushën e daves dhe me pasoja minimale negative dhe për ta shndërruar atë që përjetuan hoxhallarët shqiptar në atë kohë në një përvojë shumë të madhe dhe të dobishme në ditët në vijim.
Shejh Ali Hasen ishte hoxhë dhe referencë për shumë hoxhallarë shqiptar dhe shumë i dobishëm për ta, duke ua mësuar fenë dhe duke i ruajtur nga qasja ekstremiste në çështjet e shpalljes së kundërshtarëve bidatçi dhe insistimit në bojkot të tyre, vepra të cilat, përveç që janë shumë subjektive, ato kanë dozë të madhe të zilisë dhe hakmarrjes, dhe lënë pasoja shumë negative në fushën e thirrjes islame. Edhe në këtë drejtim kontributi i shejh Ali Hasenit ishte shumë i rëndësishëm dhe i frytshëm, gjë që shifet në realitetin e hoxhallarëve shqiptarë.
Takimin e fundit me te e kishim në Mekë, gjatë kohës së Haxhit, para disa viteve.

Karakteristikë e tij

Ishte i zëshëm në debatet e tij kundër mendimit ekstremist dhe tekfirist, andaj edhe kishte një fushatë të egër kundër tij, por synonte mbrojtjen e rinisë nga mendimet e gabuara, të cilat i sjellin dëm, vet atyre fillimisht, familjes së tyre, por edhe thirrjes islame në përgjithësi dhe muslimanëve, ku do që janë ata.
Librat dhe shkrimet e tija dalloheshin për argumentim të saktë, mbështetje të argumente të sakta fetare, orvatja për ti kuptuar dhe paraqitur saktë ato para lexuesit, saqë ai që lexon librat e tij ndihet shumë rehat dhe del me përfitime të bollshme.

Prej këshillave të fundit

Në një takim me disa nxënës dije në Malezi, mes tjerash i këshillon me këtë këshillë:
“Së pari ruane unitetin mes jush, së dyti vazhdoni rrugën e mësimit dhe arsimimit të tjerëve, së treti mos u shkëputni nga thirrja islame, së katërti jini të dhembshëm ndaj njerëzve, sepse njerëzit kanë nevojë për urtësi, butësi dhe dhembshuri në thirrje. Krjet muslimanët e duan Allahun dhe Pejgamberin e Tij, por si ta afrosh te Allahu dhe Pejgamberi, si ta afrosh te argumenti i Kuranit dhe Sunetit, si ta afrosh të dëgjoje prej teje, të afrohet te ti?! Allahu në Kuranin Fisnik thotë: “Edhe ju kështu ishit më parë, e Allahu u dha këtë dhunti”, (En-Nisa: 94). .. e pesta, rruga e thirrjes kërkon durim, andaj duhet durim, qëndresë dhe vazhdim në këtë rrugë. Pika e fundit: lutja, mos e shpërfillni lutjen, në të gjitha gjërat drejtohu Allahut, qofshin të vogla apo të mëdha, sepse lutja është adhurim. Përdori rrjetet sociale dhe aplikimet, të cilat edhe njerëzit më të largët i kanë afruar, shfrytëzoi për çdo problem të thirrjes, ndonjë çështje akademike, kontakto me dijetarët, ne dhe vëllezërit tanë, dijetarët, janë të gatshëm tu ndihmojnë në tejkalimin e tyre. Ata janë të gatshëm të ju ndihmojnë, të ju udhëzojnë, të zgjidhin problemet tuaja. “Muslimanët e mbrojnë nderin e njëri tjetrit dhe janë dorë (e përbashkët) kundër tjerëve (armiqve)”, Ebu Davudi, sahih. Përfundoi këshilla,
Kjo Këshillë është ajo, sipas së cilës, hoxhallarët e ri, duhet të punojnë dhe të japin maksimumin e tyre, që këtë popull dhe këtë vend ta mbulon Drita e Allahut dhe Suneti i Pejgamberit, ﷺ.

Vdekja e tij

Të Enjtën me 12 Nëntor e dërguan në spital të infektuar nga COVID19, kurse ditën e diel na erdh lajmi i dhembshëm dhe pikëllues se hoxha i nderuar ndëroi jetë, me datë 15 Nëntorë 2020 (29- Rebul-Evel – 1442).
U varros afër hoxhës së tij, shejh Albanit, Allahu e mëshiroft, për të qenë afër tij edhe në varr ashtu sikurse ishte afër tij vazhdimisht që nga dita që u takuan e deri në vdekjen e hoxhës, por edhe pas vdekjes së tij, duke i qëndruar besnik ne metodologjinë që kishte mësuar prej shejh Albanit, Allahu i mëshiroftë që të dy.
Allahu e mëshiroftë dhe me shpërblimet e Tija e gëzoftë për shërbimin që i ka bërë Islamit dhe në mënyrë të veçantë Sunetit të Pejgamberit, ﷺ.

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit