14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kush ishte Damir Yusupov, piloti hero, një musliman i vërtetë që shpëtoi 233 jetë

Më të lexuarat

Media botërore raportoi për uljen dramatike të Airbus A321 të kompanisë ajrore ruse Ural Airlines, ku fati qe me ata dhjetra pasagjerë, të cilët, edhe pse u ballafaquan me një realitet në kufirin e fundit mes jetës e vdekjes, kjo e dyta nuk i kapi dot. Avioni u nis nga Moska për në Simferopol, por një tufë zogjsh që u përplas me të, e çoi drejt një uljeje të detyruar në një fushë me misër. Ulja u vlerësua si mjeshtërore.

Asnjë nga 226 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos apo u lëndua, megjithëse disa kërkuan kujdes mjekësor.

E gjitha i është dedikuar shkathtësisë së pilotit Damir Jusupov, i cili ka ngjallur admirim në të gjithë Rusinë për shpëtimin e atyre jetëve njerëzore që ndodheshin brenda. Svetlana Babin dëshmoi që pasagjerët e duartrokitën atë, dhe kryeministri rus Dimitry Medvedev shpalli çmim shtetëror për Jusupovin dhe bashkëpilotin George Murzin.

Kështu që Damir Yusupov u bë një hero i Rusisë, dhe mediat u përpoqën të zbulojnë më shumë rreth tij.

E përditshmja Moskovskij Komsomolets shpalosi karakterin dhe punën e Damir Jusupovit përmes dëshmive të miqve të tij.

Ata që e njohin Damir Jusupov, kapitenin i aeroplanit Airbus A321, flasin me një zë: ajo çfarë ndodhi, aftësia dhe zhdërvjelltësia e tij, është plotësisht në përputhje me karakterin e tij, citoi gazeta miqtë e tij, duke shtuar detaje:

Para se të bëhej pilot, Damir punoi si avokat dhe jetoi në Sizran, në rajonin e Samarës. Rinat Sharafutdinov, miku dhe kolegu i Damirit, tha se ishte një njeri familjar me vlera të larta, një besimtar musliman siç i takon në cilësi e virtyte.

“Damir Jusupov punoi si avokat, dhe për shumë vite ai ishte nënkryetari i një shoqërie për autonominë kulturore kombëtare tatare të rrethit të qytetit Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov, i cili e pasoi atë në post.

Sizran është një qytet me rreth 170 mijë banorë. Shumë e njohin mirë Damirin. Ai është një personi i besueshëm, fisnik dhe i sinqertë. Njeriu mund të mbështetet tek ai në gjithçka. Përgjithësisht, një musliman i vërtetë – shkruan Moskovskij Komsomolets.

Damir është një njeri me intelekt të shkëlqyeshëm por i qetë. Askush nuk e kujton që ai t’i ketë ngritur zërin dikujt – thonë të njohurit e tij. E nga ana tjetër, te ky 41-vjeçar pati një forcë të jashtëzakonshme të brendshme, gjë që e çoi drejt një veprim heroik.

Nga ditët e djalërisë ai ëndërronte për qiellin sepse babai i tij ishte gjithashtu një pilot që fluturonte me një helikopter Mi-8. Sidoqoftë, në moshë të re ai nuk iu nënshtrua provimit mjekësor për një pilot, kështu që u diplomua në shkollën e drejtësisë, duke punuar si avokat për shumë vite.

Ai e arriti ëndrrën e tij në moshën e rritur: Në vitin 2013, ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Aviacionit Civil të Shën Peterburgut, dhe menjëherë pas diplomimit, nisi punë në Ural Airlines.

“Meqenëse Damir është besimtar musliman, komunikuam me njëri-tjetrin disa ditë më parë, duke u uruar për Kurban-Bajram. Megjithëse u transferua në Urale për shkak të punës së tij, ai shpesh vinte në Sizran”, tha Rinat Sharafutdinov. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit