Në fillimet e një epoke të re të historisë Andaluziane dhe në një rang të ri historik pas dobësisë dhe rënieve të shumta që pësuan muslimanët në kohën e principatave, letra që Mutemid bin Abadi i dërgoi Alfonsos VI shkaktoi frikë të madhe tek mbreti i Kastillas sapo e lexoi atë! Kjo do të ishte një periudhë e re për Andaluzinë, kjo do ti zgjaste jetën islamit dhe muslimanëve edhe 2 ose 3 shekuj të tjerë. Në letër shkruhej emri i MURABITUNËVE!
Kush ishin Murabitunët? Ata ishin disa trima luftëtarë që nuk i trembeshin vdekjes. Ngritën një shtet Islam i cili përmbante të gjitha elementet e forcës e që u zgjerua nga Maroku e deri ne Afrikën Qëndrore.
“Historia e Andaluzisë” Dr Ragib es Serxhani fq 375.
/Andaluzia e periudhës islame/