3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kush është restoranti më i bukur në botë? Ja klasifikimi

Më të lexuarat

E ngrëna kalon gjithnjë në plan të dytë, edhe nëse bëhet fjalë për një restorant. Kur bëhet fjalë për renditjen e restoranteve ajo që shikohet me imtësi, është bukuria, estetika, dizajni i lokaleve. Dhe restoranti më i bukur në botë, për vitin 2016, sipas “Restaurant & Bar Design Award”, është në Londër, në zonën e King’s Cross-it, stacioni nga ku niset treni që çon magjistarët për të studiuar në Hogwarts. Ai ka dy kate dhe një tarracë me ngrohje. Ai është më i bukuri në Britani, sa i përket klasifikimit të restoranteve. Por sa i takon, barit më të mirë në botë, ai është “Blue Wave” në Barcelonë, në Spanjë.
Ndërkaq, sa i takon lokalit më të mirë pranë një zone me mjete transporti, është “Burger Company”, në stacionin e Birmingamit. Sa i takon restoranteve italiane, “Wu Taiyo Restorant”, që ofron kuzhinë orientale, ka fituar një çmim të veçantë, për projektimin e dritave dhe ndriçimin, që është bërë nga arkitekti Maurizio Lai.
Për tavanin më të mirë është zgjedhur një restorant në Nanjing, në Kinë. Restoranti quhet “Noodle House Dacong”. Përzgjedhja më e mirë e ngjyrave është çmimi për të cilin është vlerësuar restoranti “Generator”, me vendndodhje në Paris. Meksikanët përfaqësojnë identitetin e tyre, me restorantin “El Moro”.
Vendi më i mirë ku hahet në natyrë është në Austin, Teksas, në Shtetet e Bashkuara. Ai quhet “Tacos Torchy”. Ndërsa, sa i takon ushqimit të rrugës, ose fast-food-eve, çmimin e ka fituar “Thaikhun” në Oksford.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit