Gjersa ne në botën e teknologjisë ende po festojmë jetën e mahnitshme që ka bërë Steve Jobs, ka pasur shumë artikuj gjatë këtyre ditëve që kanë folur rreth asaj se çfarë ka arritur ai, ndikimin që ka pasur dhe për ku do të shkojmë prej tani.
Ka pasur diskutime në Twitter, Facebook e Google+, përfshirë analist e ndërmarrës e investitor të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me ekosistemin teknologjik si tërësi. Por ashtu siç është e udhës, gjersa kalohet nëpër fazën e përshëndetjes me Steve Jobs, teknologjia dhe ndërmarrësia do të ecin tutje. Këto dy terme të fundit që përshkruajnë botën tonë teknologjike janë të detyruara për të lëvizur. Ne asnjëherë nuk do të harrojmë Steve Jobs’in dhe ndikimin që ai ka pasur, dhe ky fakt do të duhej të shtyjë para ndërmarrësin dhe teknologjinë.
Me këto gjëra në mendje njerëzit kanë filluar të flasin se kush do të mund të jetë lideri teknologjik i radhës. Nuk është çështje se kush do të zë vendin e Steve Jobs, por është fjala për atë se kush do të jetë lideri i radhës, kush do të jetë personi që do të inspirojë mrekulli e që do të shtyjë para botën teknologji edhe më tej.
Jeff Bezos është një prej emrave të rinj që ka dal në skenë. Gjersa shikojmë sesa ka ndikim Amazon është gati e pamundur të thuhet se Amazon nuk ka pasur efekt që ka ndryshuar botën. Amazon ka ndryshuar mënyrën sesi mendojmë rreth tregtisë, hostingut të ueb faqes, afateve për dërgesa dhe madje ka ndryshuar edhe mënyrën sesi lexojmë.
Kara Swisher në një opinion në All Things D thekson se për momentin nuk ka ndonjë lider për t’i zënë këpucët e Jobs. Të gjithë pajtohen me këtë, por një gjë tjetër që duhet pasur parasysh është edhe fakti se çka pret bota prej një lideri teknologjik.
Ajo përshkruan Larry dhe Sergey si “prozaik” dhe kësisoj si njerëz që kanë mungesë të bukurisë poetike të fjalëve të tyre që mund të shtyjnë para njerëz. Zuckerberg është i çuditshëm (edhe pse paraqitja e tij në f8 ishte një shembull mjaft i mirë i asaj sesi ai ka studiuar Jobsin). Bezos ka mungesë të “stilit” edhe pse deri diku e ka një të vetin por që nuk mund t’i afrohet Jobs’it.
Pas arritjes deri në këtë pikë të kërkimit të liderit të radhës teknologjik, janë disa elemente kyçe që do të jenë pjesë e tij:
– Inovacioni
– Lidershipi
– Aftësia për shitje
– Forca e karakterit
– Shfaqja në publik
Kur bashkohen të gjitha këto elemente është vështirë të gjendet një person në ditët e sotme të teknologjisë që përmban të gjitha. Ndoshta është e vërtetë se këto elemente e përbëjnë më shumë një kompani sesa një person.
Apo ndoshta personi i duhur ende nuk është gjetur. Ka me qindra e mijëra kompani që krijohen anembanë botës. Shpesh njerëzit që janë në qendër të vëmendjes janë ata që nuk merren me anën teknike, dhe janë ata që qëndrojnë më rehat para publikut sesa ata që qëndrojnë prapa ekranit. Ndoshta personi i radhës po pret…/pcwa/kohaislame