Ai eshte Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahin ibn el Mugirah el Bukhari, Ebu Abdullah, ai ka lindur ne Sheual te vitit 194 hixhri.
Imam Buhari e ka kerkuar hadithin qe ne moshen 10 vjecare, ne vitin 205 hixhri. Ai vete thote:” E shkruajta librin tim “Sahihun” per 16 vjet dhe i zgjodha ato prej 600 mije hadithe, dhe e bera ate nje prove ne mes meje dhe Allahu, me te Lartit.
Muhammed ibn Ebi Hatim tha:” E degjova El Bukharin duke thene: “Hyra ne Bagdad per heren e tete dhe te fundit dhe cdo here qendroja me Ahmed ibn Hanbelin. Keshtu ai me tha mua here e fundit kur me dha lamtumiren: “O Ebu Abdullah a do ta lesh dijen dhe njerezit dhe do te shkosh ne Khurasan?” Ai(Buhariu) tha:” Tani me kujtohet thenia e tij.”
El Buhari tha:” E shkruajta hadithin dhe nuk e beja si menyra e te tjereve.Kur behesga gati qe te shkruaja nje transmetim nga nje njeri e pyetja per merin e tij, kun`jen e tij, prejardhjen e tij dhe se si e ka percjedhur hadithin, dhe a ishte nje person qe kuptonte (sh.p se cfare po transmetonte). Nese jo, atehere i kerkoja qe te me nxirrte kopjen e tij origjinale.
Xha`fer ibn Muhammed el Ka`ttan tha: “E kam degjuar Muhammed ibn Ismail duke thene: “Kam shkruar hadithe nga me shume se 1000 shujukha, prej secilit prej tyre te pakten 10 mije hadithe, dhe nuk kam asnje hadith vetem se e di permendesh senedin e transmetimit.
Ibn Adijj tha: ”Kam degjuar nga nje numer dijetaresh qe tregojne se kur Muhammed ibn Ismail erdhi ne Bagdad dhe pasuesit e hadithit degjuan per te ate u mblodhen se si prove per te grumbulluan 100 hadithe dhe ia perzien senedin dhe teksin duke ia thene fjalet e nje hadithi senedit te nje hadithi tjeter dhe senedin e nje hadithi tjeter me nje tekst tjeter. Ata i ndane keto (100 hadithe) ne mes te 10 vetave qe ta pyesinin Bukrain kur te mblidheshin. Keshtu njerezit u mblodhen dhe njeri prej tyre e pyeti Bukharin per njerin nga hadithet e tij e Buhari tha qe nuk e di, e ai e pyeti per nje tjeter e tha qe nuk e di e pyeti per nje tjeter derisa I mbaroi the dhjete hadithet. Keshti njeerzit e dijes e pane njeri-tjetrin e thane qe ky njeri kupton mire, kurse ata qe nuk dinin kujtuan se Buhari ishte i paafte. Pastja i dyti pyeti e Buhari tha qe nuk e di, e i treti derisa mbaruan qe gjithe., e ai nuk asgje vecse nuk e di.”
Pastaj kur e morri vesh se ata kishin mbaruar me pyetje iu kthye atij qe pyeti i pari dhe i tha:” Sa per hadithin e pare duhet te ishte keshtu, e i dyti keshtu e i treti keshtu deri tek hadithi i dhjete, duke e vendosur tekstin me senedin e tij perkates. Ai bere te njejten me te gjithe pyetesit e tjere derisa njerzit e kuptuan aftesine e tij net e mesuarit permendesh.
Ebul Az`har tha:” Ishin 400 nxenes hadithi ne Samarkand dhe ata u mblodhen per nje jave duke shpresuar qe ta gjejne Muhammed ibn Ismailin duke bere nje gabim. Keshtu ata i futen transmetuesit e Shamit ne at ate Irakut, ata ata te Jemenit ne ata ne Mekkes e Medines, por ata nuk mundes te gjejne asnje gabim nete as ne sened e as te tekst.
Ebu Xha`ferr el Ukejli tha: ”Kur Bukhari e grumbulloi librine tij “Es-Sahih” ia tregoi ate Ali el Medinit, Ahmed ibn Hanbelit, Jahja ibn Ma`init dhe te tjereve. Ata deshmuan se ishte i mire dhe thane qe cdo gje eshte sahih pervec 4 haditheve.”
El Ukejli tha:” Dhe mendimi i sakte per ata 4 hadithe eshte ai i Buharit se ata jane sahih.”
LAVDERIMET E DIJETAREVE PER BUHARIN
Nu`ejm ibn Hammad tha:” Muhammed ibn Ismail eshte fakihu I Ummetit.”
Is`haak ibn Rahauaih tha:”Merreni e shkruajeni hadithin nga ky djalosh(Buhari) sepse sikur te kishte jetuar ne kohen e El Hasanit (El Basri) njerezit do te kishin pasur nevoje per hadithet e tij dhe per kuptimin-fik`hun e tij.”
Ebu Bekr ibn Ebi Shejbah dhe Muhammed ibn Abdullah ibn Numejr thane:” Ne nuk kemi pare asnje si Muhammed ibn Ismail.
Ahmed Ibn Hanbel tha:” Khurasani nuk ka ka sjelle asnje sikurse Muhammed ibn Ismail.”
Ebu Ammar el Husejn ibn Hurejth e lavderoi Bukharin e tha:” Nuk di te kem pare ndonje si ai, eshte sikurse te jete krijuar vetem per hadithin.”
Muhammed ibn Bash-shar tha:” Ata qe kane mesuar permendesh ne bote jane kater:” Ebu Zur`ah ne Rajj, Ed-Darimi ne Samarkand, Muhammed ibn Ismail ne Bukhara dhe Muslim ne Nesapur.”
Ibn Khuzejmeh tha:” Nuk kam pare asnje nen qiell qe te kete me shume dije dhe te kete mesuar me shume permendesh nga hadithit e te Derguarit te Allahut, salaAllahu alejhi ue sel-lem, sesa Muhammed ibn Ismaili.”
Zinxhiri i Transmetimit
El La`likai (vdiq 418h) tha ne Usulul I`tikad elhus-Sunnah(2/172):
Besimi(i`tikaad) I Abu Abdullah Muhammed ibn Ismail el Bukhari dhe grupit prej selefeve prej te cileve transmeton.
Ahmad ibn Muhammed ibn Hafs el Heruij tha: Muhammed ibn Ahmed ibn Selemah na transmetoi ne, duke thene:” Ebul Husejn Muhammed ibn Imran ibn Musa el Xherxheni na transmetoi ne duke thene:” Degjova Ebu Muhammed Abdurr-Rrahmaan ibn Muhammed ibn Abdurr-Rrahmaan el Bukhaari nga esh-Shaash duke thene:
Teksti
E degjova Ebu Badullah Muhammed ibn Ismail el Bukhari duke thene:
“Kam takuar me shume se 1000 njerez nga njerezit e dijes, prej njerezve te Hixhazit, Mekkes, Medines, Kufah, El Basra, el Uasit, Bagdad, Shamit dhe Egjiptit. I takova ata disa here gjenerate pas gjenerate e gjenerate pas gjenerate. I takova ata kur ishin te shumte e te perhapur per nje kohe prej 46 vitesh; njerezit e Shamit, Egjiptit dhe El-Xhazires dy here; njerezit e Basres kater here ne disa vite. Ata te Hixhazit nuk mund ti numeroj dot sa here I kam takuar ne nje perriudhe prej 6 vitesh ne Kufa e Bagdad se bashku me muhadithet e Khurasanit, prej tyre: El Mekki ibn Ibrahim, Jahja ibn Jahja, Ali ibn el Hasan ibn Shakik, Kutejbah ibn Sa`d dhe Shihaab ibn Ma`mar.
Dhe ne Sham: Muhammed ibn Jusuf el Firjebij, Ebu Mushib Abdul`Ala ibn Mushir,Ebul Mugirah AbdulKuddus ibnel Haxh-xhaxh, Ebul Jemaan el Hakam ibn Nafi`, dhe ata qe erdhen pas tyre, I takova disa here.
Dhe ne Egjipt: Jahja ibn Kethir (ose Jahja ibn Bukejr),Ebu Salih –shkruesi I Lejth ibn Sa`dit, Sa`id ibn Ebi Merjem,Esbag ibn el Faraxh dhe mu`ejm ibn Hammad.
Dhe ne Mekkah: Abdullah ibn Zejd el Mukri dhe El Humejdi, Sulejman ibn harb-kadiu i Mekkes dhe Ahmed ibn Muhammed el Azraki.
Dhe ne Medine: Ismail ibn Ebi U`uejs, Mutarrif ibn Abdullah, Abdullah ibn Nafi` ez-Zubejri, Ahmed ibn Ebi bekr Ebu Mus`ab ez-Zuhri, Ibrahim ibn Hamzah ez-Zubejri, dhe Ibrahim ibnel Mundhir el Hizami.
Dhe ne Basra: Ebu Asim ed-Dahhak ibn Makhlad eshj-Shejbani, Ebul Uelid Hisham ibn AbdulMaalik, Haxh=Xhaxh ibn el Minhaal, dhe Ali ibn Abdullah ibn Xhaferr el Medini.
Dhe ne Kufah: Ebu Nu`ejm Ibn Fadl ibn Dukejn, Ubejdullah ibn Musa, Ahmed ibn junus, Kabisah ibn Ukbeh, Ibn Numejr, dhe Abdullah dhe Uthmani dy djemte e Ebu Shejbah-s.
Dhe ne Bagdad: Ahmed Ibn Hambel, Jahja ibn Ma`in, Ebu Ma`mer, Ebu Khajthameh dhe Ebu Ubejd el Kasim ibn Sel-lam.
Dhe nga njerezit e El XHazires: Amr ibn Khalid el Harrani.
Dhe ne Uasit: Amr ibn Aun dhe Asim ibn Ali ibn Asim.
Dhe ne Merv: Sadakah ibn Fadl dhe Is`hak ibn Ibrahim el Handhali.
Dhe ne jemi te kenaqur me permend (vetem) keta njerez qe te most a zgjasim shume kete bisede e qe te jete e shkurter. Dhe se nuk pashe askend prej tyre te kishin kundershtim ne ndonje ceshtjeje.
Fjale dhe Veper
Dhe se feja eshte e perbere nga fjale e nga vepra sic eshte nga Fjala e Allahut:”Dhe ata nuk ishin urdheruar vecse qe te adhuronin Allahun me sinqeritet dhe duke e perkushtuar fene per Te, duke qe Hunefa(nga ata qe nuk I bejne shirk Allahut) dhe qe e falin namazin e japin zekatin, e kjo eshte feja e drejte.” El Bejjineh 98:5
(Murxhi`at jane nje sekt qe kane besimin ne irxha- qe gjynahet e medha a te vogla, nuk e prekin imanin dhe se imani as nuk rritet e as nuk zvogelohet. I pari qe thirri ne kete besim ishte Gilan ibn Ebi Gilan el Kaderijj. Ai eshte vrare ne 105H. Ate deklarojne se veprat nuk jane pjese e imanit, dhe se njerit nuk jane ne grad ate ndryshme imani, dhe se imani as nuk rritet e as nuk zvogelohet dhe se dikush mundet qe te thote qe une jam besimtar pa thene inshAllah. Murxhi`at jane ten dare net re grupe ashtu sic Sheikhul Islam ibn Tejmijjeh thote:
(1) Ata qe thone qe imani eshte vetem besimi me zemer.
(2) Ata qe thone qe imani eshte vetem thenie me goje( Karamijjat)
(3) Ata qe thone qe imani eshte vetem deklarata me goje e besimi ne zemer , por qe veprat jane nje shtese e dodmosdoshme ne te.
El Lalikai transmeton ne Sherh Usulul i`tikad Ehlus-Sunnah (5/958) se Abdurr-Rrazzak Es-San`ani tha:” Kam takuar 62 dijetare; e prej tyre ishin:Ma`mer, El Euzai, Eth-Theuri, El Uelid ibn Muhammed el Kurashi, Jezid ibnes-Sa`id, Hammad ibn Selemah, Hammad ibn Zejd, Sufjan ibn Ujejnah, Shuajb ibn Harb, Uaki` ibnel Xherrah, Malik ibn Enes, Ibn Ebi Lejla, Ismail ibn Ajjash, el Uelid ibn Muslim, dhe te tjere qe nuk i kam permendur e te gjithe thoni qe imani eshte fjale e vepra rritet e zvogelohet.”
El Lalikai gjithashtu transmeton ne Sherh Usulul i`tikad Ehlus-Sunnah(4/848) nga jahja ibn Selim se ai tha:” Kam pyetur 10 nga fukaha per imanin ata me thane “fjale e vepra.” Pyeta Sufjan Eth-Theurin e me tha “fjale e vepra.” Pyeta ibn Xhurejxh e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Muhammen ibn Abdil-lah ibn Amr ibn Uthman e me tha “fjale e vepra.” Pyeta El Muthni ibn es-Sahah e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Nafi ibn Umer ibn Xhemil e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Muhammed Ibn Muslim et-Taifi e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Malik ibn Enes e me tha “fjale e vepra.” Pyeta Sufjan ibn Ujejnah e me tha “fjale e vepra.”/xhamiambret