0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kush është Andy Jassy, njeriu që erdhi në krye të Amazon?

Më të lexuarat

Drejtori i deritanishëm i Amazon, Jeff Bezos, që ishte në krye të kompanisë që nga themelimi (27 vite), edhe zyrtarisht është larguar nga ky funksion – e atë do ta zëvendësojë Andy Jessy, shkruan Bloomberg.

Jessy në vitin 2003 ishte në krye të ueb-shërbimit të Amazon, i ka 53 vjet dhe është i diplomuar në Universitetin e Harvardit, transmeton Telegrafi.

Bezos ishte në krye të Amazon për 27 vite, saktësisht që nga themelimi i kompanisë. Nën lidershipin e Bezosit, kompania është bërë një prej më të suksesshmeve në botë sa i përket fushës së teknologjisë.

Amazon aktualisht dominon në tregun e blerjeve online në SHBA dhe në disa pjesë të Evropës. Pasuesi i Bezosit i është bashkuar kësaj kompanie pasi që kishte diplomuar në Universitetin e Harvardit në vitin 1997, dhe kishte udhëhequr me ueb-shërbimet që nga themelimi i saj në vitin 2003.

'Pensionohet' Jeff Bezos, merr me vete një pasuri rreth 200 miliardë dollarësh

Jessy vendimet e tij më të rëndësishme i merr kur bëhet fjalë për Chop (Charterhousr of Parma), sallën e konferencave që është shumë pranë zyrës së tij në Seattle. Madje njëri dikur kishte thënë: “Nëse shkoni në takim në Chop me Andy, më mirë të jini të përgatitur”.

Po i njëjti person kishte thënë se “Jessy është peshkaqeni i njëjtë që e ndjenë aromën e gjakut nga 100 milje distancë”. Megjithatë pak kush ka menduar se një pozitë kaq të rëndësishme do t’ia besonte këtij njeriu.

Sipas mediave amerikane, Jessy është një njeri i mbyllur. Me punonjësit përshëndet me gjakftohtësi në ashensor, gjithashtu shumë rrallë flet për familjen. Standardet e tij janë të larta, por edhe ai është njeri, kështu të paktën përshkruhet nga bashkëpunëtorët dhe mediat.

Jessy në Amazon ka rreth 85.000 aksione që kapin vlerën e rreth 287 milionë dollarëve. Gjithashtu është një prej njerëzve më të paguar në kompani: në tre vitet e fundit i ka fituar mbi 20 milionë dollarë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit