3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush e sundon botën? – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Çdo njeri, sado i ngjashëm të jetë me sojin e tij, në sjellje dhe të kuptuar, nuk është kurrë plotësisht i njëjtë me asnjë njeri. Çdokush në këtë botë është i veçantë dhe nuk ka një shëmbëlltyrë të tij absolute veç vetes së tij. Kështu që sado që të jetojmë, sado që të dimë dhe të mësojmë, përsëri do ta kemi të pamundur të njohin dhe parashikojmë të ardhmen e historisë dhe ngjarjeve njerëzore, do ta kemi të pamundur ta njohin botën në mënyrë shteruese dhe përfundimtare.

Kështu që pikërisht për shkak se asnjë njeri, shtet apo grupim nuk e zotëron dijen absolute për njohjen e botës, botën nuk e sundon dot në mënyrë të plotë askush, veç Atij që e ka krijuar. Dija është pushtet dhe pushtetin absolut mbi njerëzit e ka vetëm Ai që zotëron dijen absolute për ta.

Por sa më shumë ta njohim botën, historinë, njerëzit, mendimet, idetë, sjelljet dhe reagimet e tyre, aq më shumë do të dimë të ndikojmë në të. Dhe pikërisht ata që nuk ndalen së njohuri dhe së kuptuari botën më shumë se të tjerët, janë ata që dinë të ndikojnë edhe më shumë në të, në veçanti ata që nuk gënjehen se botën e sundojnë qenie njerëzore të mangëta si ata.

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit