3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kush e përdorë më shumë internetin në Ballkan?

Më të lexuarat

Në Ballkan, Kosova ka shkallën më të lartë të përdorimit të internetit. Përkundër kësaj, Shqipëria renditet e funda për nga numri i popullësisë e cila përdorë internetin.

Në bazë të raportit “DIGITAL 2022” të publikuar nga DataRaportal, 6 nga 10 persona aktualisht përdorin internetin apo 60% e popullësisë aktuale është “online”.

Kosova renditet e para për nga përdorimi i internetit. Gjithsej 97% e popullësisë kosovare, shfrytëzon internetin. Në janar të vitit 2022, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1.72 milion përdorues të internetit, rrjedhimisht 97% e tërësisë së popullësisë.

Pas Kosovës, rradhitet Serbia së bashku me Maqedoninë e Veriut me nga 84% të popullësisë totale e cila përdorë internetin në forma dhe për qëllime të ndyshme.

Dy shtet e fundit të ballkanit me më pak përdorues të internetit janë shteti i Bosnjes, në vendin e parafundit me gjithsej 77% shfrytëzues të internetit. Ndërkaq e fundit është popullësia e Shqipërisë e cila ka 72.2% të popullesisë aktive dhe të lidhur në internet./Ekonoma islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit