2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kush e mbolli prostituimin e rinisë?

Më të lexuarat

Nga Ledian DROBONIKU

Mediat sollën rastin e një studenteje që kërkonte lidhje me një “biznesmen” për të paguar tarifat e shkollës. Trajtimi u bë si një pershkrim normal duke ftuar turrmat të mbajnë qëndrime moraliste apo moderne liberale ku tregu triumfon mbi ligjet e kërkesë/ofertë.

Pikërisht banalizimi i realitetit mbetet arma më e fortë e kastës. Ajo i ofron turrmave kocka që këta të lehin dhe shqyhen mbi to, mjafton të ruajnë statusin e zagarëve në mes të 4 rrugëve.

Prostituimi i rinisë shqiptare (ashtu si inkriminimi i saj me trafiqe) në këtë masë nuk është thjesht devijim amoral por produkt i një PROJEKTI të qartë politiko-ekonomik i kësaj kaste famëkeqe.

Përqendrimi i gjithë pushtetit (pol-eko-mediatik) në pak duar nuk është abstrakt. Pushteti ushtrohet mbi njerëzit duke u blerë trupat dhe shpirtrat.

Nëse bllokon pasurimin me anë të punës, nëse privatizon gjithçka në duart e një oligarkie, nëse çdo e drejtë apo shërbim publik e konverton në para dhe para ka vetëm 1%, ATËHERË 99% do prostituohet në mish apo në shpirt.

Pak vlejnë moralizmat patetikë mbi tjetrin se nesër mund të jetë i afërmi yt.
Ky sistem është kurth e kërkon skllavërimin e plotë të njeriut. Thyerjen dhe dorëzimin e tij.

Ja pse duhet të jemi ne që të thyejmë këtë sistem e jo të merremi me moralizma, histori e kauza që përçajnë popullin që mos të kuptojë SHKAKUN dhe PËRGJEGJËSIT e kësaj drame që luhet mbi shqiptarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit