Deklaratat e ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj me fyerje dhe ofendime kundrejt shtetit turk, kanë sjellë djegien e flamurit të këtij shteti nga ana e disa qytetarëve të Kosovës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen dy persona duke e djegur flamur turk dhe duke thënë se veprimin në fjalë po e bëjnë në mbështetje të Dedajt.
‘Kështu duhet krejt shqiptarët me vepru ku ka turq dhe shkije. Duhet ma ua shti flakën, se janë armiq shekullor të popullit shqiptar. Kalle turkin e m… Poshtë Turqia, në përkrahje të Gjergj Dedës. Kalle turkin e m…, kalle Erdoganin”, dëgjohen duke thënë këta persona.
Qeveria e Kosovës e ka dënuar fuqishëm çdo akt vandal që përdhosë simbolet nacionale dhe shtetërore të Republikës së Turqisë.
Qeveria thotë se është e vendosur dhe kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat ndaj atyre që nuk respektojnë interesat shtetërore të Kosovës dhe ndaj atyre që prishin harmonin dhe bashkëjetesën e qytetarëve të saj, pa marr parasysh përkatësin e tyre etnike.