4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kush e bëri palidhje Lidhjen më të rëndësishme?!

Më të lexuarat

Kush e bëri palidhje Lidhjen më të rëndësishme?!

Lidhjen më të rëndësishme gjatë historisë sonë, e realizuar në qershorin e vitit 1878, e bënë pa kuptim ata që:

Nuk treguan se Lidhja e Prizrenit, Ittifaku, u organizua nga dijetarët mysliman të kohës, myftilerët, kadijtë e intelektualët e besimit Islam.
Ata që nuk treguan se Lidhja ishte e mbështetur nga Sulltan Abdulhamidi II.
Ata që nuk treguan se Lidhja kishte synim ruajtjen e tokave të miletit osman, katër Vilajetet shqiptare, Jenipazarin dhe Bosnje e Herzegovinen.
Ata që nuk treguan se Lidhja u mbajtë në xhami dhe në hapësirat e Medresesë ndërsa disa komisione zhvilluan punimet në disa xhami të tjera dhe teqe.
Ata që nuk treguan se objektet dhe ortodoksit shqiptarë nuk ju bashkuan Lidhjes. Ndërsa forumet katolike, sidomos, ato të Shkodrës, ishin të afërta me Lidhjen por jo plotësishtë.
Ata që nuk treguan se Lidhja i kishte identifikuar qartë fqinjët ballkanik si armiqë, shtetet perëndimore si mundësi e Perandorinë Osmane si të tyren!
Ata që nuk treguan se fuqitë perëndimore të kohës tokat shqiptare i shihnin pasuri e humbur përmes së cilës realizonin apetitet e tyre dhe të përkedhelurëve ballkanik.
Ata që nuk treguan se Lidhja e kishte të unifikuar identitetin kombëtar e fetar.
Ata që nuk treguan se kryetari i qeverisë së Lidhjes ishte hoxha, imami dhe myderrisi Ymer Prizreni.

Historia nuk mbahet e nuk bëhet me mashtrime, gënjeshtra e improvizime.

Prandaj, duhet hartuar historia alternative mbi faktet, realitetet dhe të dhënat e sakta.

Abdullah Klinaku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit