Regjimi i Bashar al-Asadit i cili shkaktoi vdekjen e 76 fëmijëve në 13 ditët e fundit me sulmin e javës së kaluar mbi spitalin në Halep shkaktoi vdekjen edhe të mjekut të fundit për fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit, rreth 2 javë është duke zhvilluar sulme intensive në qarqet qendrore të Halepit të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve. Regjimi në 13 ditët e fundit ku humbën jetën 200 civilë në mesin e të cilëve edhe 76 fëmijë, i shënjestron edhe spitalet e qytetit. Regjimi i cili javën e kaluar e bombardoi Spitalin Jerusalem në qarkun Sukeri, shkaktoi vdekjen e 5 punonjësve shëndetësorë dhe 30 civilëve. Një ndër punonjësit shëndetësorë ishte edhe mjeku i vetëm i fëmijëve në Halep, Muhammed Vesim Ebu Abdurrahman.
Ebu Bekir, drejtori i spitalit në një bisedë për Anadolu Agency (AA), tregoi se Abdurrahmani ka punuar pothuajse 24 orë në ditë për të shpëtuar fëmijët të plagosur nga sulmet e regjimit të Asadit.
Sipas tij, Abdurrahman edhe në përfundim të ndërrimit të tij ka qëndruar në dhomën e urgjencës dhe i ka trajtuar fëmijët e sëmurë.
“Spitali ynë u dridh me një bombë ‘vakumi’ rreth 21.30. Urgjenca në të cilën ishte edhe mjeku ynë Abdurrahman u shemb 90 përqind. Ndërsa njësia për kujdesin e fëmijëve u dëmtua 80 përqind”, tha ai.
Ebu Bekir më dej duke theksuar se Abdurrahman ka shërbyer që 3 vjet në Spitalin e Jerusalemit, u shpreh: “Tashmë nuk e dimë se kush do ti shpëtojë fëmijët tanë të cilët janë shënjestër e bombave në Halep. Mjeku ynë për t’u kujdesur për të sëmurët, as nuk kishte shkuar në Turqi tek familja e tij”.