Ç’pritet të ndodhë në pushtetin e vendit shiit pas vdekjes së Raisit
Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian vdiqën të dielën, më 19 maj, në një aksident me helikopter.
Gjatë 50 ditëve të ardhshme, këshilli i përbërë nga nënkryetari i parë, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit duhet të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Neni 131 i Kushtetutës së Iranit parashikon se, në rast vdekjeje ose sëmundjeje të presidentit actual pason ky zhvillim:
“Në rast të vdekjes, largimit, dorëheqjes, mungesës ose sëmundjes së presidentit për më shumë se dy muaj, ose në rast se presidentit i ka skaduar mandati dhe nuk është zgjedhur ende presidenti i ri për shkak të ndërhyrjes, zv/presidenti i parë merr përsipër të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë….
Zv/presidenti i parë është i detyruar të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në kohën më të shkurtër të mundshme, brenda një afat prej 50 ditësh”, thuhet në nenin e sipërpërmendur.
Raisi u zgjodh president i Iranit në vitin 2021 pasi fitoi një fitore dërrmuese, duke mbledhur 17.9 milionë vota nga 28.9 milionë votues. /tesheshi.com/