-2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Kurtulmuş: Të papranueshme deklaratat për kufizimin e ezanit në Jerusalem

Më të lexuarat

Siç tha Zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, shekuj më parë në Jerusalem jetonin së bashku muslimanë, të krishterë dhe hebrenjë

ANKARA (AA) – Zv/kryeministri i Turqisë dhe njëherësh zëdhënës i qeverisë Numan Kurtulmuş ka mbajtur konferencë për gazetarët, ndërkohë që ende vazhdon mbledhja e Këshillit të Ministrave nën kryesinë e kryeministrit Binali Yıldırım në Rezidencën Çankaya, raporton Anadolu Agency (AA).

Fjalimin e tij Kurtulmuş e nisi duke lutur Zotin për mëshirë për gjashtë punonjësit që humbën jetën në fatkeqësinë që ndodhi në një minierë në qarkun Şirvan në Siirt.

“Aktualisht, me një koordinim mes ministrave, të gjitha njësitet tona relevante po punojnë për shpëtimin dhe arritjen deri te dhejtë vëllezërit tanë që kanë ngelur nën rrënoja. Urojmë që së shpejti të arrijmë deri te dhjetë punonjësit tanë”, u shpreh Kurtulmuş.

Në shenjë reagimi ndaj kufizimit të ezanit në xhaminë Al-Aksa dhe xhamitë e tjera, Kurtulmuş tha se kjo është e papranueshme dhe “në kundërshtim me të gjitha liritë e besimit, fesë dhe ndërgjegjes”.

Siç tha Kurtulmuş, shekuj më parë në Jerusalem jetonin së bashku muslimanë, të krishterë dhe hebrenjë. “Rrjedhimisht, është e pakuptueshme ndalja e zërit të ezanit nga xhamitë në qytetin me histori multikulturore. Është fyerje ndaj kulturës, historisë, së kaluarës dhe multukulturalizmit të Jerusalemit nëse nuk kuptohet kjo”, u shpreh Kurtulmuş.

136 rrafshina do të pranohen si sipërfaqe bujqësore të mbrojtura

Duke treguar se gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave edhe njëherë është diskutuar në lidhje me projektin kombëtar të bujqësisë dhe janë rishqyrtuar punimet, Kurtulmuş tha se “Në kuadër të kësaj, është marrë vendimi për pranimin e 136 rrafshinave si sipërfaqe bujqësore të mbrojtura, që janë caktuar për veçanërisht për ruajtjen e sipërfaqeve bujqësore”.

Ai po ashtu bëri të ditur se është marrë vendimi që nga viti 2018 të gjitha farat në sektorin e bujqësisë të certifikohen. Në lidhje me këtë, siç tha Kurtulmuş, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë Faruk Çelik ka bërë një prezantim para Këshillit të Ministrave.

Turqia përshpejton projektin për krijimin e qendrave vendore të të dhënave

Zv/kryeministri Kurtulmuş po ashtu foli në lidhje me projektin për krijimin e qendrave të të dhënave në Turqi. “Njëri nga hapat më të rëndësishëm të Turqisë do të jetë veçanërisht në fushën e internetit. Ky do të jetë hap kyç për Turqinë, pra, projekti për krijimin e qendrave të të dhënave në Turqi. Siç dihet, aktualisht të dhënat e Turqisë shkojnë jashtë vendit dhe prej aty kthehen prapa në Turqi. Afërsisht 70 përqind e të dhënave tona mblidhen në qendrat e të dhënave jashtë vendit dhe prej aty shpërndahen. Kjo është mangësi e madhe sa i përket sigurisë së të dhënave të Turqisë, të cilën duhet ta mënjanojmë shpejt. Për këtë arsye, do të përshpejtohet projekti për qendrat e të dhënave në Turqi, gjë që do ta rriste sigurinë e të dhënave në Turqi. Krahas sigurisë, kjo në të njëjtën kohë do të kontribuonte në ekonominë e Turqisë dhe infrastrukturën teknologjike të Turqisë sa i përket zhvillimit të programimit vendas, kombëtar. Po ashtu, e dime mirë se në kuadër të kësaj do të happen vende të reja të punës”, tha Kurtulmuş.

Hapësira rreth shkollave do të monitorohet me kamera

Kurtulmuş gjithashtu potencoi se në mbledhje është diskutuar edhe siguria e shkollave në kuadër të projektit të përbashkët të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsmit. Siç tha Kurtulmuş, në Turqi ka afërisht 54.500 ndërtesa shkollash, të cilat do të monitorohen me kamera si për sigurinë e fëmijëve kundrejt lëndëve narkotike, njashtu edhe kundrejt shprehive të tjera të këqija, si dhe për parandalimin e incidenteve përreth shkollave.

Sipas tij, në raste incidentesh që mund të lindin, njësitet lëvizëse do të jenë në gatishmëri për intervenim.

Punimet për kushtetutën e re

Në lidhje me punimet për kushtetutën e re, zv/kryeministri Numan Kurtulmuş tha: “Partia Lëvizja Nacionaliste do të marrë një vendim, do ta vendosë pikën e fundit. Pas kësaj, nëse kuptohet se numri i votave arrin mbi 330, atëherë çështja në mënyrë të shpejt do të transferohet në rendin e ditës në parlament”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit