25.3 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

Kurtulmus: Kriza mes Katarit dhe disa vendeve arabe të zgjidhet pa u përshkallëzuar më shumë

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş), deklaroi të hënën se kriza ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe duhet të zgjidhjet pa marrë përmasa edhe më të mëdha…

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë turke, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş), deklaroi të hënën se kriza ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe duhet të zgjidhjet pa marrë përmasa edhe më të mëdha.

Numan Kurtullmush vlerësoi rendin e ditës në një konferencë shtypi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Duket si një krizë e rëndësishme. Në rajon, në Lindjen e Mesme nuk duhet të krijohen më shumë tensionime. Si Turqi, ne do të përmbushim çdo përgjegjësi, që na takon, për zgjidhjen e këtij problemi. Esenciale është që të mbahen të hapura kanalet diplomatike. Në lidhje me këtë çështje, ne jemi në kontakt me Katarin dhe po përpiqemi për të mbajtur hapur kanalet diplomatike”, u shpreh ai duke folur në lidhje me vendimin e 7 vendeve për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Në vijim, zv/kryeministri turk theksoi se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) është angazhuar personalisht në këtë proces duke realizuar biseda telefonike me palët e interesuar.

“Me cilësinë e kryesuesit të radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Presidenti Erdoan realizoi sot biseda telefonike dypalëshe me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga vendet islame, por edhe nga ato perëndimore, duke u angazhuar personalisht në mënyrë aktive në këtë proces për zgjidhjen e problemit”, sqaroi Kurtullmush.

Mes të tjerash, zëdhënësi i Ankarasë zyrtare vuri në pah edhe se për momentin nuk është e përshtatshme që të pranojnë kërkesën e Gjermanisë për të vizituar kontingjentin e saj ushtarak në Bazën Ajrore Inxhirlik (Incirlik), në provincën Adana të Turqisë.

“Tërheqja plotësisht ose jo nga Baza Inxhirlik është një vendim, që Gjermania do të marrë në mënyrë të njëanshme. Ne s’kemi çfarë të themi në lidhje me atë vendim”, tha Numan Kurtullmush.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit