18.2 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Erdoan zhvillon një sërë bisedash telefonike pas zhvillimeve të fundit në Katar

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një sërë telefonatash në lidhje me zhvillimet në Katar në Gadishullin Arabik.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një sërë telefonatash në lidhje me zhvillimet në Katar në Gadishullin Arabik.

Për zhvillimet në Katar Erdoan bisedoi me Emirin e Katarit, Sheikun Al Sani, Kreun e Federatës Ruse, Vladimir Putin, Emirin e Kuvajtit, Sheikun El Sabah dhe Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud.

Në bisedat telefonike, ku u nënvizua rëndësia e paqes dhe stabilitetit në Rajon, u theksua edhe rëndësia e përzgjedhjes së rrugës së diplomacisë dhe dialogut për reduktimin e tensionit aktual.

Presidenti Erdoan theksoi se do të vazhdojnë kontaktet në lidhje me këtë temë.

Kurse në lidhje me bisedën ndërmjet presidentit Erdoan dhe homologut Putin, në deklaratën e bërë nga ana e Kremlinit, thuhej: “Liderët u bënë thirrje për dialog të gjitha palëve me qëllim që të merren vendime pajtuese në emër të mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit në Gjirin Persik”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit