Duke iu referuar ngjarjeve që përjetohen në hapësirën gjeografike islame, Kurtullmush reagoi ndaj sanksioneve (embargos) që janë vënë kundër Katarit.
Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmush (Numan Kurtulmuş) në programin e iftarit në Stamboll, tha: “Bota myslimane në vend që të përpiqet për tu bashkuar përjeton ndarje. Ajo përjeton përplasje (krisje) të brendshme. Për këtë arsye turqit janë të detyruar të bëjnë mirë llogaritë”.
Duke iu referuar ngjarjeve që përjetohen në hapësirën gjeografike islame, Kurtullmush reagoi ndaj sanksioneve (embargos) që janë vënë kundër Katarit.
Ai tha se pas embargos qëndrojnë plane të tjera.
“Fuqitë që dizajnojnë këtë botë kërkojnë që të mos ekzistojë një Turqi e fuqishme, të mos jetë bebja e syrit të hapësirës gjeografike islame, të mos jetë simboli i gjallërisë dhe bashkimit” tha zëvendëskryeministri.
Ai nënvizoi se populli turk, populli i një vendi të shenjtë që është guri kyç i hapësirës gjeografike islame duhet të jenë edhe më të zgjuar (kundër lojërave).
Ai shpjegoi se organizata terroriste gyleniste FETO, organizata separatiste terroriste PKK, organizata terroriste DAESH janë bërë ferrë ndaj Turqisë në mënyrë që ajo të mos qëndrojë në këmbë e fuqishme.
“Ne do të qëndrojmë në këmbë dhe me zgjuarsi kundrejt të gjithë atyre. Do Zoti Turqia do të prishë të gjitha lojërat që luhen në këtë gjeografi” tha Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmush.