1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Më të lexuarat

Kryeminstri Albin Kurti, ka dhënë disa detasje të padëgjuara më herët për takimin e fundit me Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Në një shkrim në Facebook, Kurti tha se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

Sipas tij, ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

Por Vuçiq, thotë Kurti, ka shkuar edhe më larg.

Në takimin e 2 majit në Bruksel, kryeminsitri Kurti tha se Vuçiq i ka përmendur që Millan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.

“Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, tha Kurit.

Insitutcionet kompetente në Kosovë nxorën prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radojçiq si udhëheqës të grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës, e për pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku.

Ndryshe, Radojçiq po ashtu është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe./Telegrafi/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0hpgcbutzaaPa51oPCxw5REAAZpCy4gwp65kvjJcQRUm114HshkgCtiCXCwFe4Aw3l&id=100044512086347&mibextid=9R9pXO
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit