Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar popullit e Turqisë për një shekull sovranitet dhe parlamentarizëm. Në ditën e sovranitetit kombëtar, Kurti ka shkruar se Kosova është atdhe i një minoriteti turk i cili ka kontribute të rëndësishme.
Kurti ka thënë se Kosova dhe shqiptarët kanë miqësi të fortë me Turqinë. “Kosova ka gjetur mbështetje dhe miqësi te Turqia, si vend i rëndësishëm i NATO-s, por edhe si vend mik i shqiptarëve. Po ashtu, Kosova është atdhe i një minoriteti turk, me kontribute të rëndësishme në vendin tonë. Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta uroj popullin e Republikës Turke për një shekull sovranitet e parlamentarizëm. Ua uroj këtë datë të gjithë institucioneve të Turqisë, me në krye presidentin Erdogan, siç ua uroj edhe gjithë turqve të Kosovës. Patjetër, ua uroj edhe fëmijëve, meqë në Turqi kjo është edhe festë e fëmijëve”, ka shkruar ndër të tjera Kurti në facebook