1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se e ka uruar presidentin Redogan për rizgjedhjen e tij dhe ka diskutuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve si dhe për ngjarjet aktuale.

“I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Edhe presidenti turk, më herët ka shkruar se sonte ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Kurti dhe me presidentin serb Vuçiq.

Në një njoftim të Presidencës turke, përmes rrjetit social Twitter, bëhet e ditur se në këto biseda telefonike është diskutuar për zhvillimet në veri të Kosovës.

“Gjatë bisedave [telefonike] ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Presidenti Erdogan ka theksuar se theksoi se Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut.

Turqia i bashkohet kështu reagimeve nga vendet e Perëndimit që bënë thirrje për kthim në dialogun e Brukselit dhe qetësim të situatës në tri komuna në veri të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kurti i ka fajësuar për dhunën në veri ato që i ka quajtur “banda fashiste” të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë.

Dhuna është dënuar nga NATO-ja dhe faktori ndërkombëtar, derisa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa në uljen e tensioneve në veri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit