-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kurti takohet me bashkatdhetarët: Mërgatën nuk e shohim vetëm si kapital financiar

Më të lexuarat

Mëngjesin e së hënës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim bashkatdhetarët.

Kryeministri Kurti ka ritheksuar edhe një herë rëndësinë që ka mërgata në Kosovë.

Gjatë bashkëbisedimit, ai tha se mërgata do të jetë prioritet i qeverisjes së tij, ndërsa shtoi se bashkatdhetarët nuk i shohin vetëm si kapacitet financiar.

“Ne konsiderojmë që mërgata jonë është pjesë vitale e kombit, popullit e shoqërisë e cila ndodhet jashtë atdheut dhe se këtë rëndësi të mërgatës sonë synojmë që ta kemi prioritet në qeverisje, duke e llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm, nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti derisa priti në takim mërgatën.

/monitor.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit