1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kurti: Srebrenica, një genocid serb!

Më të lexuarat

Kujtesë dhe për ndërkombëtarët se deri ku shkon Beogradi

Në Prishtinë u mbajt ceremonia përkujtimore e 28-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Serbia është fajtore për atë që ndodhi atë kohë në qytezën boshnjake, i cili re lidhi masakrën e tmerrshme me atë që do ndodhte në Kosovë pak vite më vonë.

“Duke kujtuar gjenocidin e tmerrshëm pashmangshëm na kujtohet Mlladiqi, ‘Skorpionët’, ideologjia çetnike që u përdor nga Serbia në fillim në Kroaci e Bosnjë e më pas edhe në Kosovë”, tha Kurti.

Për të, është i mundimshëm fakti që kriminelët ende nuk e morën dënimin e merituar.

“Ne duam paqe, bashkëpunim e barazi mes shteteve e popujve në Ballkan, por themeli i kësaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve”, theksoi Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit