1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kurti pret delegacionin nga shteti i Iowa-s, vlerësohet bashkëpunimi ushtarak

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga shteti i Iowa-s që po qëndron në Kosovë, i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, ushtarakë, akademikë e gazetarë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe marrëdhënien speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Ai i falënderoi për mikpritjen gjatë vizitës zyrtare atje.

U theksua potenciali për rritje të bashkëpunimit dhe u bisedua për krijimin e mundësive të reja për rritjen e investimeve në sektorin e energjisë, ekonomi, tregti dhe teknologji të informacionit, si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta. U vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ushtarak dhe ai në fushën civile, ndërsa u veçua bashkëpunimi ndërmjet universiteteve të të dyja vendeve.

Në emër të delegacionit të Iowa-s, ish gjenerali Orr u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë partneritet.

Në takimin e përbashkët me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe shefin e Misionit në Konsullatën e Iowa-s, Artan Duraku, u theksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe forcuar partneritetin, në të gjitha fushat zhvillimore./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit