-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurti përcjell “lajmin e mirë” energjitik

Më të lexuarat


Ç’efekt ka në financa kthimi në punë i bllokut B2 i TC ‘Kosova B’,

Kryeministri Albin Kurti i përcolli publikut atë që e konsideron një lajm të mirë të krizës energjitike që po kalon Kosova, sidomos këto kohë të acarta me rritje konsumi.

“Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje.

Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim.

Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas.

Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve.

Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!”, shkruan i pari i qeverisjes së Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit