4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kurti për CNN: Pse u lejua Bërnabiç të shkelë në Kosovë

Më të lexuarat

Albini përballë Christiane Amanpour, për sigurinë në rajon dhe raportet me Serbinë

“Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë një interviste në CNN me gazetaren e mirënjohur Christiane Amanpour për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta me Serbinë.

“Serbia nuk është demokratike dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç si një autokrat vendos për çdo gjë në Serbi”, konkludoi Kurti, gjithsesi duke shpresuar se mundet të arrihet një marrëveshje me Serbinë edhe nën udhëheqjen e një njeriu si Vuçiç.

“Shpresoj që Brukseli ta vlerësojë e përfundimisht në javët e muajt e ardhshëm t’i afrohemi marrëveshjes me qendër njohjen e ndërsjelltë. Pavarësia e Kosovës po ashtu po konfirmohet nga shumica e shteteve në botë që na njohin, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Debati për ligjshmërinë e pavarësisë sonë ka mbaruar. Ajo që duhet rregulluar është marrëdhënia anormale mes Kosovës e Serbisë. Serbia nuk është demokraci”, arsyetoi i pari i qeverisjes kosovare.

Më tej, Kurti shpjegoi se pse lejoi kryeministren serbe Ana Bërnabiç që të vizitojë Kosovën, më saktë Veriun.

“Unë e kam lejuar kryeministren serbe Ana Bërnabiç që ta vizitojë veriun e Kosovës dhe unë shpresoj se ata e shohin se Kosova është një vend normal dhe më demokratik sesa vetë Serbia”.

Sa për Asosacionin e Komunave Serbe, Kurti tha se nuk do të lejohet themelimi i një Republike Serbe në Kosovë, sikurse në Bosnje(Republika Srpska).

“Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Serbe në Kosovë. Nuk kam vullnet të përfshihem në një marrëveshje për të kompensuar humbjet e Serbisë në regjimin e Millosheviçit, por po për përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës. Shpresoj që Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe ne do ta arrijmë një marrëveshje të njohur legalisht, të qendërzuar në njohje reciproke”.

Për Kurtin, situata në rajon është në rrezik nga Serbia.

“Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim. Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha kryeministri kosovar, duke potencuar faktin se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 u udhëhoq nga SHBA dhe se “ne varemi në sigurinë e amerikanëve”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit