9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kurti pas takimit me Lajçakun: BE s’ka alternativë për zgjerim pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Koraci, ka folur për takimin me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se ndër të tjera është diskutuar për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, perspektiven evropiane si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne diskutuam për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për takimet e kaluara dhe ato të ardhshme në kuadër të dialogut. U dakorduam për rëndësinë që ta sjellim perspektivën europiane më afër njerëzve dhe nuk alternativë tjetër për zgjerimin e BE-së pos anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq gjatë panelit  të Bledit, tha se lidhur me këtë do të ndihmonte modifikimi i Marrëveshjes së CEFTA-s (Marrëveshja Tregtare e Evropës Qendrore).

“Para disa javësh kam propozuar në samitin e Tiranës që në vend të marrëveshjes CEFTA të bëhet marrëveshja SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore), e modeluar sipas EFTA-EEA, ku të gjashtë shtetet e Ballkanit do të lëviznin së bashku drejt BE-së. Besoj se kjo është rruga më e sigurt përpara”, u shpreh Kurti.

Tutje theksoi se në mënyrë që Ballkani Perëndimor të ketë përparim duhen katër elemente: “sundimi i ligjit ndaj oligarkëve, demokratizimi kundër autokratëve, ballafaqimi me të kaluarën kundër kriminelëve të luftës që janë në pushtet dhe e fundit një lloj simetrie apo reciprociteti për të drejtat e minoriteteve në të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit kundër nacionalistëve hegjemonistë”.

Ndërkaq Lajak,  gjatë ditës ka takuar edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Twitter, ka bërë të ditur që në këto takime të ndara kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për dialogun Kosovë-Serbi./Telegrafi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit