0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kurti kërkon reciprocitet: Shqiptarët në Serbi duhet të kenë vëmendjen e njëjtë si serbët në Kosovë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në disa fusha. Ai ka përmendur punësimin dhe largimin e shqiptarëve nga lista e votuesve.

Përmes një shënimi në platformën X, Kurti ka kërkuar respekt reciprok për shqiptarët, siç po respektohen serbët në Kosovë.

“Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është premisa për të drejtat e minoriteteve – se etniteti nuk mund dhe nuk duhet të determinojë vlerën tuaj në një shtet”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kurti thotë se 6,000 shqiptarë etnikë janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë (siç është raportuar nga Dr. Flora Ferati_Sachsenmaier).

“Së fundmi për punësimin e një mjeku, aplikuan 10 persona — 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u punësua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit antishqiptar, i cili përfshin gjithashtu privimin e fëmijëve nga librat shkollorë, censurimin e shprehjes artistike dhe spastrimin etnik me mjete administrative”, ka vijuar Kurti.

Kryeministri shton se qyteti i Preshevës e as Bujanoci, popullata e të cilave është mbi 70 për qind shqiptarë, nuk kanë spital.

“Banorët janë të detyruar të shkojnë në qytetin fqinj, Vranjë, ku nga 700 të punësuar, nuk është asnjë shqiptar”, ka shkruar tutje Kurti./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit