7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kurti: Jo votim në Kosovë për një referendum serb!

Më të lexuarat

Albin Kurti tha se gjatë bisedimeve me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përcjellë qëndrimin se votimi në Kosovë nuk mund të bëhet në një referendum të organizuar nga Serbia.

“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, e kam përcjellë qëndrimin tonë: serbët në Kosovë që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendum për Serbinë me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas tij, referendumi për territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik.

Qytetarët e Serbisë do të votojnë në referendum më 16 janar për ndryshimet në Kushtetutë në fushën e drejtësisë, me qëllim harmonizimin e legjislacionit serb me legjislacionin evropian në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata nuk do të zgjidhen më nga Kuvendi i Serbisë, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorëve (KLGJ).

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të jenë organe të pavarura që sigurojnë dhe garantojnë pavarësinë e gjyqësorit në Serbi.

Zyrtarët e lartë të qeverisë u bënë thirrje qytetarëve që të dalin në referendum dhe të votojnë “Po”. Ata thonë se shpejtësia e integrimit evropian të Serbisë varet nga suksesi i këtij referendumi.

Kundër referendumit është edhe e gjithë opozita. Pikëpamjet e tyre ndryshojnë vetëm në atë nëse duhet të shkojnë në referendum dhe të rrethojnë “Jo” ose nëse referendumi duhet të injorohet plotësisht.

Suksesi i referendumit nuk kërkon regjistrim të 50 për qind të qytetarëve, plus një, por vendimi do të merret me shumicë votash. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit