2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti e refuzoi, Rama pritet të takohet me Osmanin dhe Konjufcën

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten dhe premten do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Telegrafi mëson se Rama nesër në orën 16:00 do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani, dhe po ashtu me kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca.

Ndërsa, Rama nuk pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ka refuzuar.

I pyetur nga gazetarët për ardhjen e Ramës në Kosovë, Kurti ka thënë se kryeministrin e Shqipërisë do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime tjera jo.

“Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.

Kurti ka propozuar Ramës që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit “u anulua pa arsye”.

Kreu i Qeverisë e ka ftuar Ramën se gjatë kësaj vizite ta zhvillojnë edhe mbledhjen e dy qeverive shqiptare./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit