3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024


Kurti e Osmani, “lumturi gjeoekonomike” për grantin amerikan 200 milionë dollarësh

Më të lexuarat

Kosova, drejt kapacitetit më të madh të baterive në botë për kokë banori

Përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës dhe Korporata Amerikane e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) nënshkruan një marrëveshje që vë në fuqi Programin Kompakt për përmirësimin e sektorit energjetik, me vlerë më shumë se 200 milionë dollarë, raporton Anadolia.

Në nënshkrimin e Programit të Kompaktit morën pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetari i MCC-së Cameron Alford.

Osmani tha se Programi Kompakt e fuqizon Kosovën dhe se me këtë program Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në vazhdimësi.

“Programi Kompakt që po e nisim nuk është investim vetëm në energji dhe ekonomi, por në të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Jemi në rrugën drejt ruajtjes së energjisë së rinovueshme dhe ruajtjes së sigurisë së energjisë. Kosova mbetet në krye të këtyre risive”, tha Osmani.

Investimi më i madh në energji

Kryeministri Kurti theksoi se Programi Kompakt është investimi më i madh në Kosovë në sektorin e energjisë.

“Ne ndajmë me MCC vlerat e saj thelbësore të një qasjeje të orientuar drejt rezultateve me transparencë, llogaridhënie dhe pronësi shtetërore në qendër”, tha Kurti.

Nënkryetari i MCC-së Alford tha se marrëveshja do të shërbejë si një gur themeli i tranzicionit të Kosovës drejt energjisë së gjelbër, duke rritur sigurinë energjetike të vendit dhe duke nxitur transformimin e saj socio-ekonomik.

Programi Kompakt, komponentët kryesorë të të cilit përfshijnë ndërtimin e kapaciteteve për ruajtjen e energjisë, do të ofrojë gjithashtu komponentë të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe rritjen e barazisë gjinore në sektorin e energjisë në Kosovë.

Programi kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë, prej të cilave 202 milionë janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa 34.7 milionë janë bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës.

Deri në fund të vitit 2027, Kosova pritet të ketë kapacitetin më të madh të baterive në botë për kokë banori. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit