1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kurti dhe Vuçiq sot në Bruksel, BE-ja jep detaje

Më të lexuarat

Takimet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës me ndërmjetësim të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të mbahen sot rreth orës 14:00.

“Takimet do të nisin rreth orës 14:00”, tha Massrali.

Po ashtu përmes një njoftimi për media në faqen zyrtare të BE-së, bëhet e ditur se pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, përfaqësuesi i lartë/zëvendëspresidenti Josep Borrell, i mbështetur nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të presë sot në një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimi i Marrëveshjeve, në veçanti Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë ka njoftuar se pas takimit në Vatikan me Papa Françesku, do të udhëtojë për në Bruksel për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas itinerarit tim të përcaktuar për të shkuar në Bruksel nga Roma, konfirmoj pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme Josep Borrell”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se në këtë takim do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të tre policëve të mbajtur peng nga Serbia, de-eskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit