-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kurti dhe ambasadori francez flasin për planin franko-gjerman për normalizim të raporteve me Serbinë

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Kurti dhe Guerot kanë biseduar edhe për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai e falënderoi ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit