0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kurti: Bashkimi Europian nuk zëvendëson bashkimin kombëtar

Më të lexuarat

Albin Kurti e Elvis Hoxha mbajtën një ligjëratë në University of New York in Tirana (UNYT) me temën “Bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Evropian”.

Albin Kurti foli për vullnetin dhe nevojën e shqiptarëve për t’u bashkuar, duke theksuar që bashkimi kombëtar dhe Bashkimi Uuropian as nuk e përjashtojnë, por as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën. Sepse BE-ja është themeluar nga shtetet e veçanta dhe zhvillohet përmes tyre.

Albin Kurti e argumentoi bashkimin kombëtar si demokraci, si sovranitet dhe si zhvillim socio-ekonomik, ndërkohë që foli edhe për shkaqet historike të mungesës së bashkimit kombëtar si për një padrejtësi të vazhdueshme. “Ka një tension evident midis përbashkësisë së shqiptarëve, si komb dhe sisteme të veçanta shtetërore, që i mbajnë ata të ndarë”, tha Albin Kurti.

Ndërkaq Elvis Hoxha foli për ndërlidhjen midis subjektivitetit dhe bashkimit kombëtar, midis vullnetit dhe universales. Ai foli për rëndësinë e dijes dhe universitetit dhe në mes tjerash bëri thirrje që profesorët të mos bëhen pedagogë, sepse atëherë studentët shndërrohen në fëmijë, por të mbeten studentë gjithmonë që të jenë profesorë, ndërsa studentët të jenë qenie që vënë në dyshim gjithçka, përfshirë edhe përdorimin e zakonshëm te gjuhës .

Kjo ligjëratë para studentëve të këtij universiteti u pasua me pyetje dhe përgjigje, me

debat e komente, nën moderimin e Prof.Ilir Kalemaj./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit